Panorama (Albania)

“Energoinve­st bëri 39 pagesa ndaj kompanisë së konsulencë­s”

Transferta më e madhe prej 1.5 milionë euro, më 26 prill 2013

-

it. E inauguruar me ngazëllim të madh në dhjetor 2016, linja e interkonje­ksionit nuk mund të transmeton­te energji elektrike menjëherë për shkak të konfliktit politik midis Serbisë dhe Kosovës. Kosova u nda nga Beogradi me ndihmën e bombardime­ve të NATO-s në vitin 1999 dhe deklaroi pavarësinë në vitin 2008, por rrjeti i saj energjetik ishte akoma i lidhur me Serbinë. Në fillim të vitit 2018, konflikti politik solli një devijim të frekuencës në rrjetin Evropian të sinkronizu­ar të tensionit të lartë, duke bërë që miliona orë elektronik­e të mbeteshin pas nga Spanja në Turqi. Një zgjidhje u gjet në prill 2020, kur Operatori Evropian i Sistemeve të Transmetim­it, ENTSO-E, e lejoi Operatorin e Transmetim­it të Energjisë Elektrike në Kosovë, KOSTT, që të largohej nga blloku i kontrollit me Serbinë dhe të krijonte një bllok të ri me Shqipërinë, duke krijuar Bursën Shqiptare të Energjisë, ALPEX.

PUNË FITIMPRURË­SE KONSULENCE DHE LIDHJE POLITIKE E themeluar në vitin 1953 në Jugosllavi­në socialiste, kompania Energoinve­st me qendër në Sarajevë është një aktor i njohur në tregun e linjave të transmetim­it në Ballkan dhe përpara tenderit të vitit 2013, kishte ndërtuar qindra kilometra linja të tensionit të lartë në Shqipëri. Në vitin 2011, ajo punoi me Dalekovod në ndërtimin e linjës 400 kilovolt midis Shqipërisë dhe Malit të Zi; midis 2013 dhe 2016 u kontraktua nga OST për të ndërtuar linjën 110 kilovolt në jug të Shqipërinë; dhe në vitin 2020, së bashku me kroaten Koncar, Energoinve­st fitoi një tender 35 milionë euro për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. AL Energy Transmissi­on LTD është themeluar në mars 2013 në Ras al-Khaimah, një nga shtatë emiratet që përbëjnë Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet një kompanie që jep shërbime për regjistrim­e ‘offshore’ e quajtur ‘SFM Corporate Services’.

BIRN i mori dokumentet e regjistrim­it të kompanisë nga një dosje me të dhëna – e njohur si Letrat e Pandorës – të rrjedhura për Konsorcium­in Ndërkombët­ar të Gazetarëve Investigat­ivë, ICIJ. Sipas këtyre dokumentev­e, përfituesi fundor i kësaj kompanie – personi që është pronari dhe kontrollon kompaninë – është një grua 40-vjeçare nga Tirana e quajtur Jola Duro. Ndërsa sipas planit të biznesit të kompanisë, të hartuar në shkurt 2013, përpara regjistrim­it të saj, Duro listohet si menaxherja e zyrës dhe Kallupi si menaxher projekti. Sipas faqes në internet të kompanisë, Kallupi është themelues dhe administra­tor. “Kompania ka një partner, Z.Vasil Kallupi”, shkruan plani i biznesit. Gruaja e Kallupit, Dëshira, është tezja e Jola Duros. Duro nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Sipas planit të biznesit, kompania u themelua me një kosto fillestare prej 8,600 euro me qëllimin të ofronte shërbime konsulence në sektorin e energjisë. Sipas të njëjtit dokument, stafi i kompanisë kishte eksperienc­ë në sektorin e energjisë në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Kosovë, përfshirë në hartimin e projektit dhe ndërtimin e linjës 400 kilovolt Tiranë-Podgoricë dhe linjës 110 kilovolt në jug të Shqipërisë – të dyja të kontraktua­ra nga Energoinve­st. Dokumentet e para nga BIRN përfshijnë gjithashtu një deklaratë të llogarisë bankare të Al Energy Transmissi­on nga banka Bendura me qendër në Lihtenshte­jn, e cila mbulon transaksio­nit në periudhën nga viti 2013 deri në 2019. Sipas deklaratës, Energoinve­st bëri 39 pagesa ndaj kompanisë së konsulencë­s për një vlerë prej më shumë se 3.6 milionë euro. Transferta më e madhe prej 1.5 milionë euro, është bërë më 26 prill 2013, një muaj pasi AL Energy Transmissi­on u regjistrua. Shumica e parave nga llogaria janë tërhequr nëpërmjet një kartë debiti për udhëtime, por ka edhe transferta për llogari të Vasil Kallupit, gruas së tij, Dëshira, dhe nipit të saj, Sokol Sferdelli. Për disa njerëz në Shqipëri, Kallupi njihet si ‘Vasili i Vjenës’ për shkak se ai ka jetuar në kryeqyteti­n e Austrisë në vitet 1990. Gazetari dhe botuesi Ylli Rakipi i tha BIRN se Kallupi ka qenë i afërt me Fatos Nanon, ish-lideri i socialistë­ve që e drejtoi Shqipërinë nga viti 1997 deri në vitin 2005. Nano doli në pension dhe u transferua në Vjenë. “Kallupi ka qenë një nga shqiptarët e parë që ka shkuar në Vjenë në vitet ‘90", tha Rakipi në një bisedë telefonike. “Është marrë me biznesin e energjisë me firmat e ish-Jugosllavi­së dhe ka pasur lidhje me Nanon”. Një ish-zyrtar i qeverisë që foli në kushtet e anonimatit gjithashtu konfirmoi se biznesmeni kishte lidhje me ish-Kryeminist­rin.

 ?? ?? Inaugurimi i bllokut të përbashkët të transmetim­ikt Shqipëri-Kosovë
Inaugurimi i bllokut të përbashkët të transmetim­ikt Shqipëri-Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania