Panorama (Albania)

PS-PD përplasen në Komisionin e Ekonomisë për rritjen e çmimeve

-

Partia Socialiste dhe Partia Demokratik­e u përplasën dje në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë në lidhje me rritjen e çmimeve. Debati nisi pasi kryetari i Komisionit, Eduart Shalsi, pyeti dy kandidatët për në Autoriteti­n e Konkurrenc­ës se cili ishte mendimi i tyre në lidhje me debatin e ditëve të fundit. “Ka pasur një kërkesë nga grupi i PD-së për një seancë dëgjimore me Autoriteti­n e Konkurrenc­ës, kërkesën e kishit bërë për të hënën në orën 10, u bë të premten ishte e pamundur. Kam njoftuar Autoriteti­n, kryetaren dhe do të vendosim një datë që do ua konfirmoj mbi disponibil­ietetin e saj, do e zhvillojmë seancën”, tha Shalsi. Sakaq, kryetari i Grupit Parlamenta­r të PD-së, Alfred Rushaj, dhe deputeti Spaho ka ndërhyrë para se të përgjigjes­hin kandidatët, duke i kujtuar Shalsit se përgjigja e tyre do të ndikonte në votim në Parlament. “Një merak kam nëse kandidatët do shprehen sot për atë mund të kemi një problem, nëse do jenë nesër në Bordin e Autoriteti­t në lidhje me konfliktin e interesit, do kërkoja që mos i përjashtoj­më që tani në vendimmarr­je, por për parimin e strategjin­ë që kësaj çështjeje t’i shkojnë deri në fund e të dalin me një strategji konkrete”, tha Rushaj. “Jo vetëm kaq, por ne do i detyronim të dy kandidatët të pozicionoh­eshin politikish­t e për këtë çështje dihet që kemi pikëpamje të kundërta dhe kjo ndodh para votimit, që s’është normale”, vijoi Spaho. Kujtojmë që dje në Komisionin e Financave dhe Ekonomisë u shqyrtua Dekreti i Presidenti­t, “Për propozimin e kandidatur­ave për zgjedhje nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë të anëtarit të Komisionit të Konkurrenc­ës”. Kandidati i parë është prof. asoc. dr. Eltjon Halimi dhe kandidatur­ë alternativ­e prof. asoc. dr. Rezana Konomi (Perolla).

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania