Panorama (Albania)

Për bukë, ujë dhe drita, sa do indeksohen pensionet

Pas rritjes së çmimeve për produktet ushqimore, shtesa e pensioneve për vitin që vjen pritet të jetë mbi 5 për qind

-

Krahas indeksimit, pensionist­i do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave, si 150 lekë në muaj kompensim për diferencën e çmimit të bukës, 350 lekë në muaj si kompensim për energjinë elektrike dhe 414 lekë në muaj për çdo pjesëtar të familjes që është në varësi ekonomike të pensionist­it etj. Gjithashtu, pensionist­ët me pensione minimale do të vazhdojnë të përfitojnë nga politikat e kompensimi­t të pensioneve, konkretish­t kompensim në masën deri në 500 lekë në muaj, kompensimi­n në masën deri 760 lekë në muaj, sipas VKM nr. 415, datë 27.04.2009 “Për rritjen e pensioneve” në masën 190 lekë në muaj dhe sipas VKM nr. 477, datë 30.6.2010 “Për rritjen e pensioneve” në masën 200 lekë në muaj”.

Për të parën herë që prej reformimit të skemës në 2015-n, pensionet do të njohin një rritje vjetore mbi 5 për qind.

Kjo shtesë nuk është e lidhur me bonusin e fundvitit për të cilin qeveria u zotua se do të jetë i përvitshëm por me rritjen e çmimeve për produktet e shportës.

ÇMIMET Prej muajit shtator, një kilogramë mish kushton më tepër. Po ashtu, më shtrenjtë kushtojnë edhe produktet e bulmetit si qumështi, kosi, djathi, gjalpi. Me 10 lekë apo 20 lekë më tepër sot blihen edhe makaronat, orizi, vaji, si edhe buka. Këto produkte zënë edhe pjesën dërrmuese të shportës së pensionist­ëve, ndaj edhe indeksimi pritet të jetë mbi 5 për qind pikërisht për kompensuar pasojat e ndryshimit të çmimeve të mallrave dhe të shërbimeve të zgjedhura për nivelin minimal të jetesës së pensionist­ëve. Nga kjo shtesë përveç pensionist­ëve që janë aktualisht në skemë përfitojnë edhe qytetarët që dalin rishtazi në pension.

INDEKSIMI Sipas Institutit të Sigurimeve Shoqërore, indeksi i çmimeve të pensionist­ëve është i ndryshëm nga indeksimi i gjithë popullatës, kjo për faktin se shporta e mallrave dhe shërbimeve që konsumojnë pensionist­ët është e ndryshme nga mallrat dhe shërbimet që konsumojnë grupet e tjera më të reja në moshë. Për shembull, nëse ka ndryshim në çmimin e shkollimit, ky ndryshim çmimi nuk ndikon aspak në jetën e pensionist­ëve, pasi ky është një shërbim që nuk përdoret nga pensionist­ët, e kundërta ndodh nëse ndryshon çmimi i bukës ose i ushqimeve bazë, pasi gati 58.8 për qind e konsumit të një pensionist­i e zë grupi i mallrave ushqime, pjesa e mbetur janë qiraja, ujë, dritat, veshja dhe më pak për transport, komunikim, argëtim dhe pije alkoolike. Këtë vit pensionet u indeksuan me 2.7 për qind, duke sjellë një rritje e cila varionte nga 380 lekë deri në 760 lekë mbi masën e përfitimit. Por, ajo që është risi veç faktit që pensionet vitin që vjen do të njohin rritjen më të lartë në 7 vitet e fundit është edhe fakti që bonusi apo çeku i fundvitit do të jetë permanent. Çka do të thotë se shpërblimi me rastin e festave do të bëhet një politikë e përvitshme. “Politika e bonusit të pensioneve të fundvitit do të kthehet në një politikë permanente të rritjes së pensioneve, përtej indeksimit, pa rrezikuar skemën dhe reformën e arritur. Kjo politikë do të garantojë një rritje të vazhdueshm­e vjetore prej mbi 5% për çdo pensionist”, thuhet në programin e qeverisë për këtë mandat.

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania