Panorama (Albania)

Pandemia, shpenzimet për shëndetin u rritën me 28%

INSTAT: Më shumë para edhe për restorante dhe hotele

-

Vitin e kaluar shpenzimet për shëndetin u rritën me 28 për qind. INSTAT ka publikuar një ditë më parë rezultatet e anketës së buxhetit të familjes për vitin 2020, ku bie në sy fakti që fatura për vizita mjekësore dhe ilaçe përgjatë vitit pandemik është rritur jo pak por me 28 për qind. “Në vitin 2020, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje, të përbërë mesatarish­t nga 3,6 persona, janë 83.475 lekë. Totali i shpenzimev­e për konsum është 64,2 miliardë lekë në muaj për 768.963 familje. Vlerësimi i shpenzimev­e mesatare mujore për konsum të një familje është 1,5 % më i lartë se në vitin 2019. Rritja e çmimeve të konsumit, krahasuar me vitin 2019, është 1,6 %. Uljen më të madhe të shpenzimev­e mesatare për konsum mujor e ka shënuar grupi ‘Argëtim dhe kulturë’ me 26,4 %, krahasuar me vitin 2019, ndërsa rritja më e madhe është shënuar në grupin ‘Shëndet’ me 28,0 %”, thuhet në raportin e INSTAT, ku vihet në dukje po ashtu se shpenzimet e bëra në grupin “Shëndet” kanë pësuar rritjen më të lartë prej 28,0 %, krahasuar me vitin e kaluar, si rezultat i rritjes më të madhe të shpenzimev­e për nëngrupin “vitamina”. Rritje po ashtu kanë shënuar edhe shpenzimet në restorante dhe hotele. Edhe pse ka qenë një vit me kufizime, që nga karantina, kufizimi i lëvizjes etj., kjo nuk i ka penguar qytetarët që të frekuentoj­në baret e restorante­t. “Shpenzimet e bëra në grupin ‘Restorante dhe hotele’ kanë shënuar rritje prej 17,1 %, krahasuar me vitin 2019, rritje e cila ka ardhur si rezultat i rritjes së shpenzimev­e për nëngrupet: ‘qëndrime dhe shërbime për një natë në hotele, komplekse hotelesh, fshatra turistike, kampingje brenda vendit’, si dhe shpenzime për ‘ushqim të shpejtë’, përfshirë edhe shërbimet ‘taxi’ të ofruesve të ushqimit’”, thuhet më tej në raport. Shpenzimet më të larta mujore janë në qarkun e Tiranës, ku një familje shpenzon mesatarish­t 98.737 lekë në muaj. Pas Tiranës renditet Korça e Fieri. Qarqet me nivel më të ulët të shpenzimev­e mesatare mujore për konsum janë qarku i Kukësit me 70.252 dhe i Dibrës me 71.135 lekë në muaj për familje. Teksa kemi hyrë në muajin e 19-të të pandemisë, shifrat e infeksioni­t kanë pësuar rënie, por s’mund të thuhet e njëjta gjë për fatalitete­t dhe shtrimet në spital. Në 24 orët e kaluara, janë raportuar vetëm 207 persona të prekur, ndërsa në dy spitalet COVID gjenden të shtruar 185 pacientë, 38 prej të cilëve në gjendje më të rënduar. Sëmundja i ka kushtuar jetën 5 qytetarëve të cilët nuk kanë arritur të fitojnë betejën me koronaviru­sin.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania