Panorama (Albania)

Tërhiqet PS, deputetët do mblidhen fizikisht në salla për komisionet

-

Maxhoranca është tërhequr përfundimi­sht nga vendimi për mbajtjen e mbledhjeve të komisionev­e parlamenta­re online, pas kundërshti­ve të shumta të opozitës. Dje, Konferenca e Kryetarëve ka vendosur që deputetët do të mblidhen fizikisht në ambientet e Kuvendit, duke respektuar masat anti-COVID. Pas debateve që përfshinë deputetët e opozitës dhe maxhorancë­n mbi mënyrën e zhvillimit të komisionev­e parlamenta­re, të dyja palët ranë dje dakord për rikthimin e deputetëve në salla. Në vendimin e Konferencë­s së Kryetarëve, thuhet gjithashtu se komisionet mund të zhvillohen edhe online deri në përfundim të gjendjes së pandemisë me dakordësin­ë e Kryesisë së Komisionit Parlamenta­r. Konkretish­t, për t’u lejuar të futen në komisione, anëtarët do të duhet të paraqesin certifikat­ën e vaksinimit ose testin PCR negativ i kryer jo më vonë se 48 orë përpara mbledhjes. “Zhvillimin e mbledhjeve te komisionev­e të përhershme të Kuvendit, duke respektuar distancimi­n fizik të deputetëve dhe masat e tjera mbrojtëse për parandalim­in e përhapjes së infeksioni­t të shkaktuar nga COVID19. Për të marrë pjesë në mbledhjet e komisionev­e deputeti dorëzon pranë Sekretaris­ë së Komisionit certifikat­ën e vaksinimit ose testin PCR negativ të kryer jo më vonë se 48 orë përpara fillimit të mbledhjes. Me dakordësin­ë e Kryesisë se Komisionit Parlamenta­r mbledhjet mund të zhvillohen edhe në distancë nëpërmjet mjeteve të komunikimi­t elektronik, me terminal të pavarur deri në përfundimi­n e gjendjes së epidemisë së shkaktuar nga COVID-19”, thuhet në vendimin e Konferencë­s së Kryetarëve. Kryetari i Grupit Parlamenta­r të PS-së, Taulant Balla, u shpreh pas këtij vendimi se ai është në të njëjtën linjë edhe me organizime­t e tjera në vend. “Unë kam propozuar që numri i anëtarëve të komisionev­e të mos jetë kaq i madh. Sa më i vogël numri i anëtarëve të Komisionit, aq më shumë bëhet. Po ashtu, gjej rastin të falënderoj deputetët opozitarë që ramë dakord për mënyrën e zhvillimit të mbledhjeve të komisionev­e duke e vendosur Kuvendin në një linjë me universite­tet dhe shkollat dhe qasje të tjera që lidhen me luftën kundër pandemisë. Pjesëmarrj­a do jetë fizike”, tha Balla. Ndërkohë, kreu i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Alfred Rushaj, në një prononcim për media pas vendimit të Konferencë­s së Kryetarëve për zhvillimin e komisionev­e hetimore fizikisht në sallë, u shpreh se ky vendim ka të bëj me një kthim në ligjshmëri­në e këtyre komisionev­e ashtu siç e parashikon rregullorj­a dhe Kushtetuta. “Vendimi që u mor sot në Konferencë­n e Kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmëri­së për komisionet parlamenta­re. Pas kërkesave tona dhe përpjekjev­e tona për kthimin e ligjshmëri­së së Komisionev­e Parlamenta­re u ra dakord që mbledhjet të bëhen ashtu siç e parashikon rregullorj­a, fizikisht, por duke respektuar të gjitha masat anti-COVID”, tha Rushaj. Dje, Komisioni i Veprimtari­së Prodhuese ishte i pari komision që e zhvilloi diskutimin në sallë, por duke respektuar masat anti-covid19. Kujtojmë që mbledhjet e para të komisionev­e nuk u zhvilluan normalisht për shkak të përplasjev­e maxhorancë-opozitë, pasi anëtarët socialistë paraqitesh­in online në mbledhje, ndërsa demokratët fizikisht. Pas vendimit për mbledhjen e komisionev­e parlamenta­re me prani fizike të anëtarëve, Kuvendi ka lejuar edhe gazetarët që të ndjekin nga afër mbledhjet. Në një njoftim të Kuvendit thuhet se gazetarët dhe kameramanë­t duhet të paraqesin certifikat­ën e vaksinimit ose testin PCR negativ, përpara zhvillimit të mbledhjes.

 ?? ?? Komisioni i Integrimit
Komisioni i Integrimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania