Panorama (Albania)

Rama takon homologun spanjoll, Pedro Sánchez

Memorandum bashkëpuni­mi për arsimin e lartë dhe ekstradime­t

-

Kryeminist­ri Edi Rama u prit dje në një takim zyrtar në Madrid, nga Kryeminist­ri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez, me të cilin nënshkroi edhe dy marrëveshj­e bashkëpuni­mi. Kjo është vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhëni­eve dypalëshe. Kryeminist­ri Rama dhe homologu spanjoll, Sánchez, nënshkruan memorandum­in e mirëkuptim­it ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Spanjës, për bashkëpuni­min në çështjet e arsimit të lartë. Po ashtu, dy kryeminist­rat nënshkruan edhe marrëveshj­en shtesë të Konventës Evropiane për Ekstradimi­n, e vitit 1957. Kryeminist­ri Rama vlerësoi se kjo vizitë hap një faqe të re në këto marrëdhëni­e me potencial të lartë bashkëpuni­mi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë. Po dje, Kryeminist­ri Rama u prit në një takim nga Presidentj­a e Kongresit të Deputetëve të Spanjës, Meritxell Batet. “Vizita e parë zyrtare e nivelit të lartë në Spanjë në historinë e marrëdhëni­eve bilaterale hap një faqe të re në këto marrëdhëni­e me potencial të lartë bashkëpuni­mi politik, ekonomik e kulturor mes Spanjës dhe Shqipërisë”, shkruan Rama bashkëngji­tur videos nga pritja zyrtare ne Spanjë. Rama shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi, ministrja e Bujqësisë dhe e Zhvillimit Rural, Frida Krifcam

dhe ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrj­es, Edona Bilali. Bashkëpuni­mi me universite­te prestigjio­ze jashtë vendit është artikuluar më parë edhe nga ministrja Kushi, e cila është shprehur se bashkëpuni­met nuk do të jenë vetëm në kuadrin e programeve të studimeve të përbashkët­a apo të dyfishta, por do të shtrihet në të gjitha aspektet e jetës universita­re dhe akademike, me projekte të përbashkët­a, me shkëmbime studentësh e pedagogësh, lidhjen me tregun e punës etj. Gjithashtu, Kryeminist­ri Rama zhvilloi edhe një takim në Ministrinë e Universite­teve me ministrin Manuel Castells Oliván. “Në Ministrinë e Universite­teve me ministrin Manuel Castells Oliván, në vijim të nismës për sjelljen e universite­teve të huaja publike në Shqipëri”, theksoi Rama teksa publikoi edhe një video nga takimi. Kryeminist­ri u takua edhe me sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencë­n e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrë­sve. “Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencë­n e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrë­sve”, shkruan Rama. Pas Spanjës, Kryeminist­ri Edi Rama niset direkt për në Slloveni, ku në 6 tetor organizohe­t samiti BE-Ballkani Perëndimor, për të ardhmen Europiane të Ballkanit, si dhe qëndrimi që do të mbahet në raport me Maqedoninë e Veriut.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania