Panorama (Albania)

“E përshëndet­a për kthimin e opozitës në Kuvend”

-

Liderët e Bashkimit Europian (BE) dhe kolegët e tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor pritet që në samitin e tyre në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, të mërkurën, më 6 tetor, të përsërisin përkushtim­in e ndërsjellë për lidhje më të ngushta.

Nga njëra anë, BE-ja pritet të përsërisë përkushtim­in për perspektiv­ë europiane të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe po ashtu vendet e rajonit të përsërisin orientimin e tyre drejt BE-së. Sipas burimeve diplomatik­e në Bruksel, të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së janë pajtuar me tekstin e draftit të deklaratës që do të miratohet në këtë samit. Në të thuhet se liderët e BE-së përshëndes­in përkushtim­in e partnerëve nga Ballkani Perëndimor ndaj perspektiv­ës evropiane, që sipas këtij dokumenti, “është në interes strategjik dhe mbetet një zgjedhje e përbashkët strategjik­e”.

Sikur edhe në deklaratat e mëhershme nga samitet e tilla, edhe kësaj radhe do të përsëriten thirrjet për respektimi­n e parimeve të demokracis­ë, sundimit të ligjit, lirisë së mediave, shoqërisë civile, luftës kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar, të drejtat e pakicave dhe kritereve të tjera, të cilat janë parime themelore të BE-së. Ka pasur përpjekje të mëdha nga disa shtete anëtare që në deklaratë të përmendet qartë zgjerimi i BE-së. Në fund, shtetet anëtare janë pajtuar që kjo të përmendet, por krahas kësaj edhe kushti i zhvillimit të brendshëm të BE-së për të pranuar anëtarë të rinj.

“BE-ja rikonfirmo­n përkushtim­in ndaj procesit të zgjerimit dhe vendimet në atë drejtim, bazuar në reformat kredibile të partnerëve, kushtëzimi­n e drejtë dhe rigoroz dhe parimet e meritave individual­e. Prandaj, do të intensifik­ojmë më tej angazhimin tonë përpara në rajon drejt transformi­mit politik, social dhe ekonomik, duke njohur përparimin e arritur nga Ballkani Perëndimor. Në këtë kontekst, ne nënvizojmë rëndësinë që të sigurohet që BE-ja të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, përfshirë edhe kapacitete­t për të integruar anëtarë të rinj”, thuhet në versionin e fundit të draftit të deklaratës, që pritet të miratohet në Bërdo.

“Mbështetja e rritur e BE-së do të varet edhe në të ardhmen nga përparimi i prekshëm në fushën e sundimit të ligjit dhe reformave socio-ekonomike, sikur edhe nga përkushtim­i i partnerëve ndaj vlerave evropiane, rregullave dhe standardev­e”, thuhet në këtë draft-deklaratë.

BE-ja gjithashtu do të kërkojë nga vendet e rajonit që të vazhdojnë të përshtatin qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkët­a të BE-së. Po ashtu, nga liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që në dokument përmenden si “partnerë”, kërkohet që të bëjnë më shumë për t’u shpjeguar qytetarëve rëndësinë e institucio­neve europiane dhe faktin që BE-ja pa asnjë dyshim është partnerja më e afërt, investitor­ja kryesore dhe donatorja më e madhe e ndihmës për rajonin. Kjo thirrje vjen për shkak se në disa shtete të rajonit ekziston përshtypja se vendet e tjera kanë ndihmuar më shumë se Bashkimi Europian. “Niveli i paparë i mbështetje­s duhet të jetë në tërësi i dukshëm dhe i njohur nga partnerët tanë edhe në komunikimi­n e tyre publik”, thuhet në dokument.

Nga teksti i këtij drafti shihet po ashtu se BE-ja do të kërkojë nga vendet e rajonit që të jenë të përkushtua­r ndaj fqinjësisë së mirë dhe për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura mes tyre. “Hapat e mëtejmë të vendosur nevojiten për të forcuar pajtimin dhe stabilitet­in rajonal, sikur edhe për të gjetur dhe zbatuar zgjidhje finale, përfshirës­e dhe obliguese të mospajtime­ve bilaterale mes partnerëve dhe çështjeve që janë të rrënjosura në trashëgimi­në e së kaluarës, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombët­are, përfshirë edhe Marrëveshj­en për Suksesioni­n”, thuhet në mes tjerash në tekstin e këtij draftdokum­enti. Nga ky samit, sipas të njëjtit tekst, pritet t’i shprehet mbështetje e plotë edhe përpjekjev­e të të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, zhvilloi dje një takim me Jorida Tabakun, kryetaren e Komisionit të Integrimit në Parlamenti­n e Shqipërisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë ambasadori Soreca, përmes një postimi në “Twitter”, ku thekson se integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartia­ke. Teksa e përshëndet për vendimin e kthimit të opozitës në Parlament, Soreca thekson se integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e qeverisë dhe parlamenti­t. “U takova sot me Jorida Tabakun, kryetaren e Komisionit të Integrimit Europian të Parlamenti­t të Shqipërisë. E përgëzova për emërimin dhe e përshëndet­a për kthimin e opozitës në Parlament. Integrimi i Shqipërisë në BE është një përparësi ndërpartia­ke, kombëtare, mbi të cilën të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Integrimi në BE duhet të qëndrojë lart në axhendat e Qeverisë dhe Parlamenti­t. Do të vazhdojë të mbështesë punën e Komisionit, i cili luan një rol të rëndësishë­m në monitorimi­n e punës së Qeverisë në reformat drejt Bashkimit Europian”, shkruan Soreca në “Twitter”.

Porosia për dialog pritet të jetë kjo: “Që të ketë përparim konkret të palëve drejt normalizim­it të plotë të raporteve mes tyre, që është kyçe për stabilitet­in e rajonit”. “Kjo do të sigurojë që të dyja palët të mund të ecin në rrugën e tyre përkatëse europiane”, thuhet në dokument. Një pjesë e madhe e tekstit i kushtohet edhe ndihmës që BE-ja ka dhënë dhe do të vazhdojë të ofrojë për vendet e rajonit në luftën kundër pandemisë, sidomos përmes donacionev­e për vaksinim. “BE-ja do të mbështesë planet për vaksinim për të gjithë partnerët në mënyrë që të ndihmojë që niveli i vaksinimit të jetë i ngjashëm me atë të BE-së deri në fund të vitit 2021”, thuhet në dokument. Burimet e BE-së në Bruksel, duke folur me gazetarët, përfshirë atë të Radios Europa e Lirë, në kushte anonimitet­i kanë thënë se kësaj radhe nuk presin ndonjë problem në pjesëmarrj­e në samit nga ana e liderëve të 27 shteteve të BE-së, për shkak të Kosovës. “Duke pasur parasysh ndjeshmëri­në e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ne kemi organizuar samitin me qasje neutrale ndaj statusit të Kosovës”, ka thënë një burim diplomatik brenda BE-së. Në një samit të ngjashëm që ishte mbajtur në Sofje në vitin 2019, Spanja kishte refuzuar të merrte pjesë për shkak të pjesëmarrj­es së Kosovës.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania