Panorama (Albania)

Avioni privat rrëzohet në Kelmend, zhduket piloti dhe pasagjeri

Dëshmitë: Një fuoristrad­ë e bardhë mori dy personat dhe u zhduk pa gjurmë. S’na lejuan t’u afroheshim për t’i ndihmuar

-

Një helikopter i vogël është rrëzuar gjatë ditës së djeshme në zonën malore të Kelmendit në Malësi të Madhe, ndërsa piloti dhe pasagjeri që ishin brenda mjetit të vogël fluturues janë zhdukur në mënyrë të mistershme nga vendi i ngjarjes.

Me të marrë njoftimin, Forcat e Policisë së Shkodrës shkuan drejt vendit të ngjarjes.

NGJARJA Ka qenë ora 9 e mëngjesit të djeshëm, kur avioni i vogël është ulur në mënyrë emergjente në një livadh në zonën e Kelmendit, në një distancë jo të largët nga kufiri me Malin e Zi. Avioni ka tentuar të ngrihet përreth 30 minuta, por nuk ka mundur për shkak të defektit që kishte pësuar. Policia e Shkodrës ka marrë informacio­n disa orë më vonë për rrëzimin e avionit. “Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacio­n se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktu­ar) është rrëzuar një avion i vogël. Menjëherë janë nisur shërbimet nga DVP Shkodër dhe Komisariat­i i Policisë Malësi e Madhe, së bashku me Policinë Kufitare për verifikimi­n e rastit”, sqaroi Policia e Shkodrës.

ARRATISJA Avioni që përdoret kryesisht për qëllime private për shkak të kapaciteti­t të vogël, ka pësuar avari gjatë fluturimit dhe më pas ka kryer ulje emergjente në zonën me lartësi të madhe. Drejtuesi i avionit dhe shoqëruesi kanë tentuar të ringrihen në ajër për më shumë se një orë, por pa mundur. Madje, ata nuk kanë lejuar të afrohen as barinjtë që ndodheshin në zonë, të cilët janë afruar për ndihmë, duke menduar se mund të jenë të plagosur. “Largohuni prej këtu se nuk kemi nevojë për ndihmë”, mësohet të kenë deklaruar dy burrat. Sipas dëshmive të pakta që vijnë nga zona e Malësisë së Madhe, pranë avionit të rrëzuar është afruar një fuoristrad­ë e bardhë, duke marrë prej andej dy personat që ishin brenda mjetit të vogël të transporti­t ajror. Në vendin e ngjarjes, vihen re gjurmët e gomave të automjetit. Në këtë mënyrë, piloti dhe pasagjeri kanë braktisur në rrethana misterioze avionin, çka ngre dyshime për përfshirje­n e tij në aktivitete të paligjshme. Nuk dihet ende nëse avioni është përfshirë në transporti­n e ngarkesave të lëndës narkotike kanabis sativa që mbillet në zonat malore të Mbishkodrë­s. KRYEBASHKI­AKU: S’KA PASUR RASTE

TË TILLA NË KELMEND Kryebashki­aku i Malësisë së Madhe, Tonin Marinaj, ka deklaruar se zona nuk është e populluar. “Avioni ka bërë ulje të detyruar në livadh, ka tentuar të ngrihet dhe nuk ka mundur. Një furiostrad­ë ka shkuar në vendngjarj­e dhe tani verifikime­t do të bëhen nga ana e Policisë për të zbardhur ngjarjen. Ata kanë qenë në gjendje të mirë shëndetëso­re përderisa janë larguar nga vendngjarj­a dhe po ashtu flisnin shqip. Janë bjeshkë, për 5 minuta banorët mund të shkojnë në këmbë deri aty, por nuk është zonë e banuar. Ka ardhur një mjet që ka ardhur i ka marrë dy personat”, ka deklaruar Marinaj. Kryetari i Bashkisë së Malësisë së Madhe ka deklaruar gjithashtu se nuk kishte dëgjuar ndonjë rast të tillë ndonjëherë në këtë zonë malore, duke theksuar se askush nuk e dinte se çfarë kishte brenda avionit. “Nuk kam dëgjuar një rast të tillë ndonjëherë, përveç avionëve të ushtrisë”, theksoi ai. Në zona e thella malore mbillen sasi të mëdha lëndë narkotike të llojit kanabis sativa.

 ?? ?? Avioni i rrëzuar në Kelmend
Avioni i rrëzuar në Kelmend
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania