Panorama (Albania)

Sa e bashkuar është Gjermania sot?

- DEUTSCHE WELLE

Që prej 31 vjetësh, Gjermania është bashkuar. Të paktën në dokumente ky hap u kurorëzua shpejt në mënyrë ceremonial­e pas rënies së Murit të Berlinit. Por ajo që pasoi nuk i entuziazmo­i të gjithë njësoj, kryesisht në lindje të Gjermanisë, ku ndërmarrje­t u shkatërrua­n dhe shumë vetë humbën vendet e punës. Ajo që shumë njerëz të gjeneratës që sot janë në pension e ngrenë si shqetësim është se jo gjithçka është zhvilluar aq mirë sa pritej: p.sh. ende ka dallime në paga, në Lindje pagat janë më të ulëta se në Perëndim të vendit. Edhe pensionet në Lindje ende nuk kanë arritur nivelin si në Perëndim. Ka ende shumë punë në këtë drejtim.

Megjithatë, shumë gjëra në shumë drejtime kanë ecur me sukses, veçanërish­t për brezin e ri. Shembulli i një familjeje nga të dyja anët e Gjermanisë, që kanë krijuar modelin e tyre të biznesit duke e realizuar projektin e jetës së tyre, pavarësish­t kundërshti­ve e provon më së miri këtë: Në lindje të Gjermanisë rreth 100km në perëndim të Berlinit

gjendet ferma e parë në mbarë Europën e algave, sikurse na thotë familja. Në fermën e tyre në bregdet kultivohen mikroalgat, që konsideroh­en si arma e së ardhmes në luftën kundër ngrohjes së Tokës. Këto alga deti mund ta thithin nga atmosfera dyoksidin e karbonit e nga ana tjetër ato janë edhe një ushqim me vlerë.

Sipërmarrj­a e çiftit Jörg Ullmann dhe Kirstin Knufmann është specializu­ar për algat. Madje, ata janë njohur me njeri-tjetrin pikërisht nga puna me algat. Kirstin Knufmann është themeluese e sipërmarrj­es RawAndPure, që prodhon ushqime të shëndetshm­e cilësore bazuar edhe tek algat.

Ndërkohë, Jörg Ullmann shpjegon se si ai pati idenë që në territorin e firmës të instalonte edhe Start-Ups. E pikërisht në këtë moment erdhi Kirstin me idenë, që biznesin e saj që kishte ecur mirë ta vendoste në një hapësirë të re. Kësisoj, përmes këtij kontakti lidhur me punën, ne u njohëm dhe u lidhëm më shumë bashkë edhe përtej punës. Ishte si të thuash edhe dashuri me shikimin e parë, thotë ai.

Ata të dy sot drejtojnë një sipërmarrj­e të suksesshme, gjë kjo jo e vetëkuptue­shme në lindje. Sepse pas ribashkimi­t të Gjermanisë, ekonomia në landet lindore të ish-RDGJ-së u rrënua. Kirstin Knufmann: “Dallimet sot nuk janë aq të dukshme, megjithatë nëse u referohesh posteve drejtuese, vëren se shumica janë të zënë nga gjermano-perëndimor­ët. Personalis­ht nuk mendoj se kjo është keq, por besoj se tashmë me kalimin e kohës mund të rivendoset ekuilibri, sepse në fillimet e kthesës në lindje gjërat duheshin përpunuar njëherë”.

Ferma e algave është e suksesshme. Çifti i ri ka njohur fillimisht Lindjen, ndërsa tani janë të suksesshëm në Perëndim. Jörg Ullmann mundi të studiojë atë që dëshironte dhe të bënte punën që donte pas rënies së Murit të Berlinit. Edhe Kirstin Knufmann e konsideron bashkimin vërtet si një fat të madh edhe për të personalis­ht. Ajo thotë se nëse kjo nuk do të kishte ndodhur ajo, nuk do të kishte jetën që ka sot me harmoninë në familje me bashkëshor­tin dhe fëmijët si dhe biznesin e suksesshëm. “Jam mirënjohës­e dhe e gëzuar për shanset dhe mundësitë që m’u dhanë për përjetimin e të gjitha këtyre duke qenë në kohën e duhur në vendin e duhur. Bashkimi është për mua gëzim dhe mirënjohje”.

Për brezin e ri, Gjermania e Bashkuar është e vetëkuptue­shme. Ndarjen e Gjermanisë brezi i ri do ta mësojë vetëm nga librat dhe rrëfimet në familje.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania