Panorama (Albania)

“Mohim i qëllimshëm, si u la jashtë sistemit letrar Sali Butka”

“Historia e Shpëtim Ginës, të riut që u revoltua kundër prozës së Mehmet Shehut, u gjet i mbytur në kanal”

-

shtrirë pa jetë nga plumbat e armiqve, që nuk nxori asnjë tingull ankimi kur i operuan pa narkozë në Bari (e kërkoi vetë) syrin e dëmtuar nga një plumb në betejën e Nikolicës, është gati të kthehet në një qenie delikate dhe të pambrojtur para bukurisë së vendlindje­s, është gati të “digjet për bukurinë”: Burime ju vijmë pranë në të mira e në të liga; neve dhembjen për vatanë dhe ju lotët pika – pika. (Burimet). Cila antologji poezie do t’i rezistonte për ta përfshirë në gjirin e saj këtë strofë të kësaj vjershe? Ujët që ju del nga shpirti nuk të ftoh, po të ndez gjinë; të digjesh për bukurinë, të shkrihesh për Shqipërinë. “Të digjesh për bukurinë...”. Kush nuk do ta kishte zili këtë varg? Kush do të mbetej i ftohtë dhe i paprekur nga imazhi që të zgjon ky varg? Naimi thotë “do të shtritem/ të venitem/ si kandili kur s’ka vaj”. Butka është më i prerë: do të digjem...

Jo vetëm kaq. Nuk mjafton vetëm djegia. Në mënyrë paradoksal­e djegia shkaktohet nga uji, uji brisk i ftohtë i Gramozit, siç thonë nga ato anë. Nga uji që përdoret për të shuar zjarrin. Por poezia e Sali Butkës e përdor atë për të ndezur zjarrin në gji. Butka që na ka habitur me bëmat e tij prej luftëtari, tani na habit me imazhet e befta poetike: Ujët që ju del nga shpirti nuk të ftoh, po të ndez gjinë: Aq e fortë është lidhja e Sali Butkës poet me Shqipërinë, vendlindje­n, atdheun ose mëmëdheun (i përdor të dyja format, si për të na treguar se vetëm “atdheu” apo vetëm “mëmëdheu” nuk e nxë dashurinë e tij për Shqipërinë ), sa pothuajse në çdo vjershë kryefjalë mbetet nga fillimi në fund Shqipëria, mëmëdheu ose atdheu. Një statistikë domethënës­e. I shtyrë nga kureshtja numërova se në vjershat e këtij libri, Sali Butka përdor 103 herë fjalën “Shqipëri”, 32 herë fjalën “shqiptarë”, 29 herë fjalën “kolonjarë”, 64 herë fjalën “atdhe” ose “mëmëdhe”.

A nuk tregojnë këto statistika që mund t’i verifikojë kush të dojë se në zemrën e Sali Butkës poet rrihte vetëm Shqipëria, se zemra e tij rrihte vetëm për Shqipërinë? “Për lirinë, për lirinë, Lum kush vdes për Shqipërinë!” (“Lirija”) 4. Nganjëherë më duket se Sali Butka luftëtar i bie në qafë Sali Butkës poet. Duket sikur i pari përpiqet ta zbehë apo ndoshta ta lërë edhe në harrim të dytin. Natyrisht, pushka e Sali Butkës ûakëriti aq shumë sa u tregoi edhe miqve dhe armiqve, por edhe atyre që nuk shihnin mirë apo që nuk donin të shihnin, se kush ishte Shqipëria dhe shqiptari, se kush ishin trojet dhe kufijtë shqiptarë. Por dihet edhe një diçka tjetër, saga heroike e Sali Butkës do të ishte më e varfër pa ditarin poetik. Them “ditarin poetik”, sepse kushdo i lexon këto poezi, kupton se ato janë shkruar pas betejave. E shtëna e pushkës është pasuar menjëherë nga e shtëna e penës. Të dyja janë të lidhura aq ngushtë, sa do të ndiheshin keq pa njëra-tjetrën. Poezia është ditari i jetës dhe i betejave të Sali Butkës. Por është edhe një pjesë e mirë e historisë sonë, e ngjarjeve kryesore të saj, e heronjve dhe personalit­eteve historikë të saj. Kur u bë Shqipëria, u shkëput nga Turqia dhe u kthye nga Perëndimi, Sali Butka ringjall Abdyl Frashërin:

“Ngehu, Abdyl Bej nga varri Se t’u mbarua qëllimi Hidh sytë nga Perëndimi” “Perëndimi” i rilindësve tanë, edhe i Sali Butkës. Bajo Topulli, themelues i Komitetit të fshehtë në Manastir “Për lirinë e Shqipërisë”, anëtar i të cilit ishte edhe Sali Butka, na ûet nga poezia “Bajo Topulli” për historinë. Sali Butka poet nuk mund të heshtte për asnjë ngjarje që lidhej me historinë dhe fatin e Shqipërisë. Në këto beteja, ranë qindra dëshmorë, të cilëve u këndon Sali Butka për t’i bërë të pavdekshëm, si “Trimit Spiro Ballkameni, Gani Butkës, Jake Panaritit, Nasi Spiro Qafëzezint, Nuçi Trebickës, Qazim Panaritit, Iljaz Butkës e të tjerë, që “u ndrittë shpirti dhe varri”. Të gjitha ngjarjet kryesore të Shqipërisë kalojnë në vjershat e Butkës si në një ekran. Përballimi i ushtrisë turke të Xhavit Pashës në frontin e lumit Vjosa (vjershat “Vlorës”, “Yjet e Shqipërisë”, “Ismail Qemalit” etj). Lufta për të mbrojtur kufijtë nga ushtritë greke: vjershat “Mbreti i Greqisë”, “Lufta e Qesarakës”, “Qaf e Martës” dhe veçanërish­t “Një përmendore” kushtuar betejës së Nikolicës, një nga betejat më të njohura ku luftëtari poet humbi njërin sy, të cilin e operoi pa narkozë në Bari, për të rrëfyer qëndresën e shqiptarit. Aq jehonë ka bërë kjo ngjarje sa tani ka kaluar në një bëmë që tregohet kudo dhe sa më shumë tregohet aq më tepër kërkohet, sa më shumë vjetrohet, aq më shumë rinohet. Ndodh që edhe ata që e tregojnë, të shtojnë pa të keq diçka nga vetja. Kështu ndodh me ngjarje, të cilat tejkalojnë protagonis­tin, fshatin apo krahinën ku kanë ndodhur dhe bëhen pronë e të gjithëve, e gjithë vendit. Ngjarjet e mëvonshme në kohën e Princ Vidit, të Luftës së Parë Botërore, Republika e Korçës, Kongresi i Lushnjës, Lufta e Vlorës, Konferenca e Ambasadorë­ve në Londër, Çamëria, Kosova apo gjithçka që vijoi pas viteve 20 në Shqipëri kalojnë nëpër skanerin poetik të Butkës, ashtu siç kanë ndodhur, ashtu siç kanë qenë. Ato janë ndjerë nga një zemër që rrihte vetëm për Shqipërinë, janë mbrojtur nga një pushkë që qëllonte vetëm në emër të Shqipërisë dhe janë kënduar nga një shpirt i kulluar shqiptar. Krahas përpjekjes poetike për të shënjuar ngjarje historike, shohim qartazi edhe portretizi­min e personalit­eteve historike, botën e tyre të brendshme, arritjet, zhgënjimet, gëzimet dhe hidhërimet, të shkrira edhe me ndjesitë e vetë poetit. Fjal’e tij, fjal’e një plaku, Zemr’ e tij si zemër djali. Na u ngroh dhe na u ndez gjaku për mendimet që na fali. (“Dhëmbje”) Si çdo poet, edhe Sali Butka e ndien dhimbjen dhe gëzimin e krijimit poetik dhe të këngës, nga marrin jetë vjershat e tij: Ç’është o ç’është këngë e shkretë: është gaz e është dehje, është duf nga zemra vetë, është dhëmbje, është prehje. (Ç’është kënga”) Ja sesi në dy vargje bën portretin e Shahin Kolonjës, si rilindës, si pionier i shtypit shqiptar: Ësht’i gjallë Shahin Kolonja, i derdhur në ato shkronja... Poeti e përfytyron pavdekësin­ë jo në bronz, por të derdhur nëpër shkronja, një imazh i papërsërit­shëm në letërsinë shqipe.

Ndërkohë që në poezinë e Sali Butkës, gjejmë, krahas epikës, edhe ndjeshmëri­në lirike, krahas bukurisë njerëzore edhe bukurinë e natyrës, veçanërish­t te vjershat: “Në mëngjes dola pa gdhirë”, “Dit’e verës”, “Frashërit”, “Fshati im”, “Kolonj’ e bukur Kolonjë” etj.

Nuk e di pse në mbyllje të këtyre shënimeve m’u kujtuan fjalët e Luigj Gurakuqit kur e vizitoi bashkë me Mihal Gramenon Sali Butkën në spitalin e Barit, pas operimit të syrit të dëmtuar në betejën e Nikolicës. Bejtes së Gurakuqit “ku je lulja në lëndinë”, butkalliu iu përgjigj po me bejte: “Nuk jam lulja në lëndinë/ po guri në rrokullimë”.

Nuk ishte frika nga vdekja. Ishte pezmi se kishte mbetur pa njërin sy që i duhej aq shumë për pushkën, por edhe për penën. Edhe pse mbeti me një sy, ai deri në fund të jetës pa aq qartë sa nuk shikojnë as ata që kanë sy shqiponje, siç thuhet. Sepse pa dhe ndjeu vetëm Shqipërinë, pa dhe ndjeu në emër të saj.

Sali Butka hyri tek unë me këto katër vargje. Deri atëherë as nuk e dija që ai kishte shkruar edhe poezi. Është fat i madh për një poet kur hyn në botën e tjetrit me vargjet më të mirë të tij, sepse e ka më të lehtë komunikimi­n, por edhe pranimin, e ka të sigurt ngrohtësin­ë e strehëzës ku troket.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania