Panorama (Albania)

Pakti Kosovë - Serbi, nis mbulimi i targave të makinave

Opozita dënon marrëveshj­en, e quan nisje të zbatimit të “Zajdenicës”

-

Nga mëngjesi i së hënës, shenjat shtetërore të targave të makinave që hyjnë nga Serbia në Kosovë dhe anasjellta­s, mbulohen me letër ngjitëse, duke nisu kështu fillimin e zbatimit të pikës së dytë të marrëveshj­es së javës së kaluar të arritur midis palëve me ndërmjetës­imin e BEsë dhe SHBA-së.

Marrëveshj­a kishte qëllim uljen e tensioneve në veriun e Kosovës. Sipas saj, letrat ngjitëse do të përdoren deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimt­are dhe një grup punues do të fillojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për këtë çështje më 21 tetor. Zbatimi i marrëveshj­es ka filluar në të gjitha vendkalime­t kufitare të Kosovës. Të shtunën e kaluar, forcat paqeruajtë­se të KFOR-it u vendosën në vendkalime­t kufitare me Serbinë, në Jarinjë dhe Bërnjak, duke i dhënë fund bllokimit të tyre për gati dy javë me radhë nga serbët lokalë, të cilët “nën kujdesin” e Listës Serbe (partia përfaqësue­se e serbëve në Kuvendin e Kosovës) dhe Beogradit zyrtar, kanë mbajtur protesta që nga 20 shtatori, kur Kosova nisi zbatimin e masave të reciprocit­etit me targat për Serbinë. Beogradi reagoi me zemërim ndaj vendimit të qeverisë së Kosovës, për të zbatuar reciprocit­etin për përdorimin e targave të makinave, që nënkuptont­e se makinat me targa serbe që hynin nga Serbia në Kosovë, duhet të marrin targa të përkohshme, njësoj siç veprohet në Serbi me makinat me targa të Kosovës, prej më shumë se dhjetë vitesh. Ajo dërgoni atje njësitë e posaçme për të siguruar zbatimin e vendimit. Protestues­it serbë vendosën barrikada në rrugë, ndërsa Beogradi ngriti shkallën e gatishmëri­së ushtarake. Të enjten e kaluar, palët arritën në Bruksel një marrëveshj­e trepikëshe, të ndërmjetës­uar nga Bashkimi Europian dhe të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Pika e parë parashihte largimin e barrikadav­e dhe njësive të posaçme të policisë nga vendkalime­t kufitare, gjë që ndodhi gjatë së shtunës. Marrëveshj­a e së enjtes u përshëndet nga diplomatët perëndimor­ë, ndërsa u kritikua ashpër nga partitë opozitare në Kosovë, të cilat thanë se me këtë, qeveria e Kosovës hoqi dorë nga sovranitet­i në veriun e vendit. Të hënën që lamë pas, gjatë një debati në parlament, partitë opozitare thanë se me ketë marrëveshj­e, qeveria e Kryeminist­rit Albin Kurti po njeh legjitimit­etin e institucio­neve të Serbisë në territorin e Kosovës. Abelard Tahiri, nga Partia Demokratik­e, tha se vendimi i qeverisë për vendosjen e reciprocit­etit me Serbinë për targat e makinave, u mor pa u këshilluar as me partitë opozitare e as me partnerët ndërkombët­arë, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Ai e cilësoi të dëmshme përdorimin e targave të lëshuara nga autoritete­t e Serbisë me akronimet e qyteteve të Kosovës. “Ky është hapi i parë që kemi filluar me implementi­min e ‘Zajednicës’ (Asociacion­i i komunave me shumicë serbe), me kompetenca ekzekutive, ky është dëmi më i madh që i keni bërë Republikës së Kosovës, për dy dekada nuk ka pasur marrëveshj­e më të dëmshme se sa kjo që sot e kemi”, tha Tahiri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania