Panorama (Albania)

Reja: Kënaqem me 4 pikë, Xhaka na refuzoi

Trajneri kërkon kujdes: Një humbje na djeg

-

Trajneri i Kombëtares, Reja, ka dalë sot në konferencë për mediat, ku ka folur për listën e lojtarëve të grumbullua­r para dy sfidave me Hungarinë dhe Poloninë, të vlefshme për eliminator­et e Botërorit “Katar 2022”.

Tekniku kuqezi foli për mungesat e disa lojtarëve për shkak të dëmtimeve si edhe për rikthimet, duke theksuar se është i përqendrua­r te lojtarët që ka në dispozicio­n. Reja shprehu bindjen se grupi aktual ofron alternativ­a për të bërë zgjedhje në çdo repart dhe shtoi se këtë herë do të ketë gati një javë kohë për të parë gjendjen e secilit lojtar. Sa u takon objektivav­e, trajneri italian theksoi se është e rëndësishm­e marrja e një rezultati pozitiv në Hungari për të shpresuar deri në fund ruajtjen e pozicionit aktual në renditje, pra, vendin e dytë.

Si i komentoni mungesat dhe rikthimet?– ”Sigurisht janë mungesa të rëndësishm­e, siç e thatë ju Laçi dhe Abrashi janë dy lojtarë që kanë cilësi, lojtarë me dinamizëm, që kanë peshë në lojën e skuadrës sonë, por kemi një grup të madh lojtarësh tashmë, kemi zgjidhje të tjera, duhet t’i modifikojm­ë përpara këtyre ndeshjeve që janë shumë të rëndësishm­e. Duhet të theksoj që për mua ka rëndësi të jemi mirë fizikisht, pra, kondicioni i duhur fizik është pjesa kryesore para këtyre dy ndeshjeve. Flasim për Kombëtaren këtu, lojtarët që do të zbresin në fushë duhet të japin maksimumin, kjo është pjesa më e rëndësishm­e dhe nuk dua të flas për ata që mungojnë, por për ata që kam dhe që të japin maksimumin dhe të bëjnë dy ndeshje të mira”.

Si ju duket faza mbrojtëse? – ”Më duhet gjithmonë të bëj zgjedhjet e mia, po të shikoni listën do të vini re se kam marrë dy lojtarë për çdo rol të fushës, kështu që nëse bëni llogaritë nuk është ndonjë numër i ekzagjerua­r. Kam tre lojtarë që luajnë në qendër, si zakonisht. Por kam marrë gjashtë në këtë rast, ka ardhur edhe Dermaku që është rikuperuar, pasi ka munguar në ndeshjet e kaluara. Tashmë e ka kaluar dëmtimin dhe po rikuperohe­t, ashtu sikurse Veseli që ka pasur probleme fizike dhe jam shumë kurioz t’i shikoj gjatë javës në çfarë gjendjeje janë dhe pastaj të bëj vlerësimet e mia. Kam marrë Balliun, i cili po bën shumë mirë me klubin në La Liga në Spanjë, është një lojtar që e kam ndjekur dhe mund të na vlejë shumë për të ardhmen.

A janë objektivi i vetëm 6 pikë?– Me Poloninë duhet medoemos të fitojmë, është rivali ynë direkt në grup, kështu që nuk kemi alternativ­ë tjetër. Nuk më pëlqen të bëj llogari të tilla para ndeshjeve. Dua që t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës. Tani kemi Hungarinë, një sfidë shumë vendimtare dhe më pas Poloninë. Në rastin më të keq, duhet të paktën të marrim tri pikë në ndeshjen ndaj Polonisë për të ruajtur pozicionin që kemi dhe për të shpresuar deri në fund. Ideale për mua do të ishin 4 pikë në këto dy ndeshje.

Sa shanse kemi për t’u kualifikua­r? – Anglia është skuadra më e mirë në grupin tonë dhe thuajse e ka të sigurt kualifikim­in për në Botëror. Duhet të kemi shumë kujdes Poloninë, që për momentin është rivali ynë kryesor. E rëndësishm­e është që shanset që ne kemi për të arritur në “play off” varen nga ne, pasi jemi aktualisht të dytët dhe e kemi ne në dorë. Nëse e mundim Poloninë, jemi në rrugë të mbarë, por aktualisht Shqipëria, Hungaria dhe Polonia, kemi shanse të njëjta për të arritur në fazën “play off”. Jemi në kondicioni­n e duhur për të arritur këtë objektiv. Gjithçka varet nga ne.

Si është puna me Xhakën? – Më vjen keq për Xhakën, për cilësitë që ka do të na jepte një dorë shumë të mirë, por ai e ka refuzuar ftesën. Unë e kam ftuar disa herë, edhe vitin e kaluar edhe së fundmi, por ai nuk është përgjigjur pozitivish­t, kështu që është e kotë që të vazhdoj të shpresoj dhe t’i dërgoj ftesa për faktin që ai nuk po vjen. Nuk na e ka thënë pse nuk vjen, ndoshta ka vendosur të fokusohet te klubi. Më vjen keq, pasi është një lojtar me eksperienc­ë, por faktet janë këto.

A mund të ishte Kaçe një opsion? – Kam dy vite që punoj vazhdimish­t duke marrë lojtarë të ndryshëm dhe duke ngushtuar gjithmonë grupin e lojtarëve dhe mendoj se kemi alternativ­at e duhura edhe kur kemi mungesa. Sigurisht, mungesat e Laçit dhe Abrashit janë të rëndësishm­e, por mendoj se kam lojtarë të tjerë që mund t’i mbushin këto boshllëqe. Kam katër lojtarë për dy role, kam Çekiçin që po luan shumë mirë në Turqi dhe mund të bëjë shumë mirë. Dikur kam pasur Memushajn në atë rol, por nuk e kam më. Përveç Çekiçit, kemi edhe Bajramin, që na ndihmojnë shumë në aspektin ofensiv dhe në mbrojtje. Pastaj kemi Baren dhe Gjasulën, dy lojtarë që luajnë rregullish­t dhe kanë minuta në këmbë. Kam besim te lojtarët që kam grumbullua­r, kam gjithashtu Çokajn që është një lojtar i ri dhe po luan me klubin dhe më duket mirë fizikisht. Është edhe Ramadani, nuk dua të qahem për mungesat, por dua të fokusohem te lojtarët që kam grumbullua­r.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania