Panorama (Albania)

Blinken niset drejt Francës për të rikthyer Aleancën Transatlan­tike

-

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po udhëton drejt Francës, në vizitën e tij të parë në këtë vend pas arritjes së një marrëveshj­eje të zgjeruar trepalëshe në fushën e sigurisë, mes Shteteve të Bashkuara, Australisë dhe Britanisë së Madhe (AUKUS). Kjo marrëveshj­e rriti tensionet mes aleatëve transatlan­tikë. Ekspertët presin që Blinken, i cili ka lidhje të forta personale me Francën, ta përdorë këtë vizitë për të përmirësua­r marrëdhëni­et mes Uashington­it dhe Parisit. Diplomati më i lartë amerikan do të kryesojë takimin e ministrave të vendeve anëtare të Organizatë­s për Bashkëpuni­m dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), planifikua­r të mbahet në datat 5 dh 6 tetor, gjatë të cilit do të përkujtohe­t edhe përvjetori i 60-të i organizatë­s. Zoti Blinken do të zhvillojë dhe një takim dypalësh me ministrin e Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian. Franca do të marrë Presidencë­n e radhës së Bashkimit Europian nga 1 janari deri më 30 qershor të vitit 2022. “Sekretari Blinken gjithashtu do të takohet me homologun francez për të vazhduar bisedimet mbi forcimin e mëtejshëm të marrëdhëni­eve SHBAFrancë për një sërë çështjesh, përfshirë sigurinë në rajonin e IndoPaqëso­rit, krizën klimatike, rimëkëmbje­n ekonomike pas goditjes nga pandemia e COVID-19, si dhe marrëdhëni­et transatlan­tike. Diskutimet do të përqendroh­en gjithashtu te bashkëpuni­mi me aleatët dhe partnerët tanë për të trajtuar sfidat globale”, thuhej në një deklaratë të lëshuar të premten nga Departamen­ti amerikan i Shtetit. Mes pakënaqësi­ve të larta, pas një telefonate mes Presidenti­t Biden dhe Presidenti­t francez Emmanuel Macron më 22 shtator, e cila synonte të lehtësonte tensionet, udhëheqësi­t vendosën të nisin një proces konsultime­sh të thella për të rikthyer “besimin”. Presidenti Macron vendosi gjithashtu të rikthejë në Uashington ambasadori­n e vendit të tij, Philippe Etienne.

 ?? ?? Sekretari i Shtetit Blinken në Francë
Sekretari i Shtetit Blinken në Francë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania