Panorama (Albania)

Berisha: Basha sot është në armiqësi totale me demokratët

Ish-kryeminist­ri rikthehet në seli një ditë pas protestës: Edi Rama me Lulzim Bashën janë dy armiqtë më të egër të PD

- KELMENT BAÇI

Ish-kryeminist­ri Sali Berisha deklaroi dje se kreu i Pd-së, Lulzim Basha, dhe Kryeminist­ri Edi Rama janë në armiqësi totale me anëtarësin­ë dhe demokratët pas asaj që bënë ndaj tyre në protestën e 8 janarit.

Gjatë një komunikimi me gazetarët nga selia e Pdsë, ku u rikthye bashkë me grupin e rithemelim­it të Pdsë një ditë pas protestës, Berisha tha se asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivav­e historike të tij deri në mbizotërim­in e shumicës mbi pakicën. Për Berishën, Basha dhe shpirti i tij i zi është i njëjtë me Spiro Kolekën, ndërsa akuzoi Ramën se futi në selinë e Pd-së për pengun e tij banda dhe vrasës. “Siç u konstatua, dyert e blinduara nga Lulzim Turpi i hapën. Lulzim Basha është në armiqësi totale me të gjithë anëtarësin­ë dhe familjarët e tyre, me të vdekur e të gjallë të kësaj partie. Edi Rama me Lulzim Bashën janë dy armiqtë më të egër të demokratëv­e. Cinizmi i tij është ekstrem, shpirti i tij i zi është i njëjtë me Spiro Kolekën. Edi Rama futi për pengun e tij banda, vrasës në seli. Asnjëri prej tyre nuk është arrestuar. Asgjë nuk mund të pengojë këtë revolucion paqësor në realizimin e objektivav­e historike të tij”, tha Berisha. Ish-kryeminist­ri akuzoi se Basha bashkëpuno­i me Ramën për arrestimin e demokratëv­e që ishin në protestë. “Rama ka futur në xhep bravën dhe mendon se ka arritur t’i caktojë Pd-së kryetarin me policë. Basha nuk ka asnjë fuqi, është i shkarkuar nga të gjitha funksionet që ka. Në një bashkëpuni­m të ethshëm me narkopolic­inë e Edi Ramës, mbrëmë pas përfundimi­t të protestës janë formuluar lista dhe janë arrestuar, ndaluar, demokratë, që nuk kishin kryer në mënyrë absolute asnjë lloj akti, për të cilin duan t’i bëjnë përgjegjës”, tha ai. Ish-kryeminist­ri foli gjithashtu edhe për protestën e radhës për të cilën tha se do të jetë në një kohë të përshtatsh­me. “I siguroj demokratët se protesta e radhës do mbahet dhe gjithçka do jetë në funksion të interesit të tyre dhe kur të gjykohet koha më e përshtatsh­me”, tha

Berisha. I pyetur se çfarë e bëri që të mbyllte protestën, Berisha tha se ishte gazi i hedhur në sasi toksike. “Fare thjesht, ishte gazi që hodhën në sasi toksike dhe njerëzit ishin të shtrirë në anë të Lanës nga helmimi. Në betejë ka një tërheqje, kur shihet se është përdorur një lëndë toksike dhe kjo ishte e vetmja arsye”, tha Berisha. Më tej, ai sqaroi se edhe nëse nuk do ndërhynte Policia, nuk do kishte asnjë viktimë. “Asnjë viktimë nuk do kishte. A patë një njeri të armatosur. Asnjë. Ata janë punonjës të Pd-së, janë deputetë të Pd-së. I përgëzoj të gjithë ata deputetë të forcës sonë politike që refuzuan skenarin kurth të Lulzim Bravës që kërkonte t’i përdorte mish për top. Nuk ka më shqiptar që nuk e ka të qartë se Edi Rama ka një zyrë në Kryeminist­ri dhe mjerisht deri sa ta çlirojmë një zyrë në këtë seli. Nuk ka më qytetar shqiptar që nuk e ka të qartë se Lulzim Basha është murosur në muret e Kryeminist­risë deri sa ta çlirojmë dhe atë nga Edi Rama”, tha Berisha.

Më tej, ai sqaroi se edhe nëse nuk do ndërhynte Policia, nuk do kishte asnjë viktimë. “Asnjë viktimë nuk do kishte. A patë një njeri të armatosur. Asnjë. Ata janë punonjës të Pd-së, janë deputetë të Pdsë. I përgëzoj të gjithë ata deputetë të forcës sonë politike që refuzuan skenarin kurth të Lulzim Bravës që kërkonte t’i përdorte mish për top. Nuk ka më shqiptar që nuk e ka të qartë se Edi Rama ka një zyrë në Kryeminist­ri dhe mjerisht deri sa ta çlirojmë një zyrë në këtë seli. Nuk ka më qytetar shqiptar që nuk e ka të qartë se Lulzim Basha është murosur në muret e Kryeminist­risë deri sa ta çlirojmë dhe atë nga Edi Rama”, tha Berisha.

 ?? ?? Berisha, dje gjatë deklaratës
Berisha, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania