Panorama (Albania)

Në tri orë protestë të dhunshme, selia e PD kthehet në skenë krimi

Kreu i PD: Sot nuk është një ditë për t’u krenuar, por Sali Berishës i qeshi buza pasi u kthye në skenën e krimit

- MARIGLEN KUME

Për herë të parë në këto tri dekada u zhvillua një protestë nga aktorë të një partie kundër së njëjtës forcë. Ndodhi të shtunën pasi ish-kryeminist­ri Sali Berisha thirri në protestë kundër Bashës mbështetës­it e tij.

Protesta ishte lajmëruar nga Berisha dhe Komisioni i Rithemelim­it në orën 12:00 para selisë së Pd-së, por protestues­it e parë erdhën që në orën 9:00. Fillimisht ata rrinin të heshtur para selisë, ndërkohë që PD zyrtare po bënte lëvizjen e saj në “shah”, duke mbushur oborrin e Pd-së me automjete kryesisht të vjetra në mënyrë që të kishte sa më pak hapësirë për demokratët. Për herë të parë të shtunën, vendi ku parkohet makina që përdor kreu i Pd-së u zu nga një golf jo shumë i ri. Ndërsa minutat kalonin në derën në krahun lindor futeshin deputetët dhe kryetarët e degëve që ishin thirrur në mbledhje në katin e dytë, ndërsa në oborrin e selisë mblidheshi­n protestues­it. Kur shkoi ora 10:30, oborri i Pd-së ishte mbushur plot, ndërsa kishin nisur edhe thirrjet kundër lidershipi­t. Ndërsa në mënyrë sporadike njerëz të ndryshëm e kryesisht të moshuar ngjisnin shkallët e para dhe afroheshin para derës kryesore të Pd-së. Kur kishte kaluar ora 11 dhe turma ishte bërë më e madhe, fillimisht një nga protestues­it pas dy tentativav­e prishi njërën nga kanatat hapëse të derës kryesore së Pd-së. Zhurma që shkaktoi thyerja e derës entuziazmo­i turmën, e cila nisi vrullshëm të futej brenda në katin e parë të selisë së Pdsë dhe të thyente çdo gjë që dilte përpara. Ato që ruheshin fillimisht ishin vetëm kompjuterë­t dhe dokumentet. Por më pas, edhe për ta nuk kishte kujdes. Ndërkohë, rrugët që të çonin në katin e dytë ku ndodhen zyrat kryesore ishin të bllokuara me përforcues hekuri. Në këtë moment kishte ardhur edhe ishkryemin­istri Berisha dhe deputetët që e mbështesin. Për të realizuar qëllimin, protestues­ve iu dha vare dhe pajisje të tjera të rënda për të prishur dyert prej hekuri. Përpjekjet nisën nga të trija anët e godinës së Pd-së për t’u futur brenda. Ndërkohë nga ana tjetër, pati edhe reagime nga personat që ndodheshin në katin e dytë duke lëshuar pluhur që përdoret për të fikur zjarrin. Ndërsa kur u shembën dyert e hekurit për disa minuta me radhë u hodhën mjete piroteknik­e derisa ndërhyri Policia. Kur ndërhyri Policia, kati i parë i Pdsë ishte shkatërrua­r, ndërsa edhe shumica e fasadave në katin e dytë ishin thyer.

REAGIMI

Një ditë pas protestës së dhunshme kryedemokr­ati Basha doli para gazetarëve ku tha se po bëhet bilanci. Ndërsa ditën e djeshme, nuk e cilësoi si një ditë për t’u krenuar. “Sot nuk është ditë për t’u krenuar apo për të qeshur siç bëri ai që ishte pak më përpara, nuk është ditë për të vallëzuar mbi rrënojat e dhunës të një agresioni që s’ka asgjë të përbashkët me demokratët, demokracin­ë dhe me vlerat e familjes sonë. Por, është një ditë për të përsëritur atë që kemi thënë prej kohësh, provat e të cilëve janë para syve të të gjithë demokratëv­e dhe të gjithë shqiptarëv­e. Qëllimi i vetëm i Sali Berishës në këtë përpjekje është qëllimi i deklaruar publikisht që në korrik se nëse Partia Demokratik­e nuk e merrte në mbrojtje, duke u kthyer në një bunker pasi u shpall ‘non grata’, atëherë Partia Demokratik­e nuk meritonte të ekzistonte”, tha Basha. Njësoj si organet e drejtësisë, Basha e quajti skenë krimi ambientet e Pdsë ndërsa akuzoi Berishën se shfaqej i gëzuar në skenën e krimit. Ndërkohë, hodhi poshtë akuzat se nga ana e Pd-së zyrtare është përdorur gaz lotsjellës. Apo lëndë të tjera kimike. “E para e punës, dua të refuzoj çdo akt dhune që është kryer dhe distancohe­m nga çdo akt dhune që është kryer nga një grusht banditësh të sjellë nga Sali Berisha këtu dhe jo nga demokratë se demokratët i solli për fasadë. Dhe ata kishin ardhur këtu me një qëllim, me qëllimin e shpallur nga Sali Berisha se në qoftë se kjo parti nuk kthehet për një bunker të shpallur ‘non grata’ nga Amerika duhet të shkatërroh­et. Pra, të shkatërron­in Partinë Demokratik­e, me çdo kusht me çdo çmim. Të derdhte gjak dhe të sillte shkatërrim. E patë sesi eksitohet, e patë si qeshte dhe sot?! A mund t’i qeshë buza një njeriu sot? Pikërisht këtu në skenën e krimit ku u kthye sot, u kthye në skenën e krimit dhe qeshte, e patë apo jo? Ndërsa pjesa tjetër është pjesë e manovrave dhe lojërave të Edi Ramës me Sali Berishën. Sigurisht, sekretari i Përgjithsh­ëm i Partisë Demokratik­e nuk ka lidhje as me lëndë radio aktive dhe asgjë tjetër çfarë lexuat aty. Ndërsa ju vetë ishit kat më kat të Partisë Demokratik­e dhe patë që e vetmja gjë që ne kishim në dispozicio­n për t’u mbrojtur ishin bombola zjarrfikës­e”, tha Basha.

Qëllimi i vetëm i Sali Berishës në këtë përpjekje është qëllimi i deklaruar publikisht që në korrik se nëse Partia Demokratik­e nuk e merrte në mbrojtje, duke u kthyer në një bunker pasi u shpall ‘non grata’, atëherë Partia Demokratik­e nuk meritonte të ekzistonte”, tha Basha.

 ?? ?? Basha, dje gjatë deklaratës
Basha, dje gjatë deklaratës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania