Panorama (Albania)

Reagon DASH, Kim: Ata që nxisin dhunën, do mbahen përgjegjës

“SHBA është thellësish­t e shqetësuar, thirrje organizato­rëve të protestës të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi”

-

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë ndjerë të shqetësuar­a për incidentet e dhunshme të ndodhura në protestën e thirrur nga Sali Berisha në selinë e Pd-së.

Përmes një reagimi në “Twitter”, ambasadorj­a amerikane, Yuri Kim, ka deklaruar se ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës. Teksa bën thirrje për qetësi dhe protestues­it të refuzojnë aktet e dhunës, Kim thotë se SHBA është thellësish­t e shqetësuar për përdorimin e forcës. “SHBA është thellësish­t e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratik­e dhe përdorimin e forcës nga protestues­it. U bëjmë thirrje organizato­rëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës”, shkruan ambasadorj­a e SHBA-SË, Yuri Kim. Më herët, Ambasada amerikane në Tiranë kishte kërkuar shmangien e zonave ku do të organizohe­j protesta. Krahas Ambasadës së SHBA-SË, për dhunën e shkaktuar në selinë e Pd-së reagoi edhe Byroja e Çështjeve Konsullore në Departamen­tin Amerikan të Shtetit. “Protesta në selinë e Partisë Demokratik­e ka përshkallë­zuar në dhunë, ku kanë ndodhur disa incidente, përplasje fizike apo edhe përdorim i gazit lotsjellës. Duhet të shmangni zonën përreth selisë dhe të qëndroni në gatishmëri për të evituar tubime të tjera që mund të regjistroh­en në zona periferike”, thuhet në postimin e DASH. Ndërkohë, një qëndrim të qartë mbi dhunën dhe shqyerjen e dyerve të goditës së Partisë Demokratik­e reagoi edhe OSBE. “Prezenca e OSBE-SË po ndjek zhvillimet e sotme pranë selisë së Partisë Demokratik­e. Ne nxisim të gjithë aktorët e përfshirë të përmbahen nga çdo akt dhune dhe vlerësojmë Policinë për ruajtjen e rendit publik. Protestat paqësore janë në themel të demokracis­ë”, thuhet në reagimin e OSBE.

AMBASADAT

Të shumta qenë edhe ambasadat e huaja të cilat dënuan dhunën e ushtruar në selinë e Pd-së nga protestues­it, ndërsa kërkonin vetëpërmba­jtje dhe qetësim të situatës. Ambasada britanike bëri thirrje për shmangie të akteve të dhunshme, duke theksuar se dialogu është rruga për zgjidhjen e mosmarrëve­shjeve. “MB është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestues­it në selinë e Pd-së. U bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëve­shje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike dhe ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individual­e”, njoftoi Ambasada britanike. Një reagim të rëndësishë­m bëri edhe Ambasada italiane, e cila shprehet se përdorimi i dhunës si një mjet politik është akt i papranuesh­ëm. “Ambasada e Italisë dënon me forcë aktet e dhunës që u ushtruan gjatë protestës politike në Tiranë. Përdorimi i dhunës si një mjet politik është i papranuesh­ëm dhe në shkelje të Kushtetutë­s dhe të legjislaci­onit shqiptar. U takon forcave të rendit të garantojnë ushtrimin në mënyrë të ligjshme të së drejtës për të protestuar, si dhe për të ndërhyrë me mjetet e duhura nëse dhe kur do të jetë e nevojshme. Ftojmë të gjitha palët të shmangin dhunën si dhe të zgjidhin paqësisht çdo mosmarrëve­shje. Politika pikërisht për këtë shërben”, shkruan Ambasada italiane.

SHBA është thellësish­t e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratik­e dhe përdorimin e forcës nga protestues­it. U bëjmë thirrje organizato­rëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Ambasadorj­a Yuri Kim
Ambasadorj­a Yuri Kim
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania