Panorama (Albania)

Rama: Basha dhe Berisha kufoma politike, të gatshëm të sakrifikon­in njerëz

“U shmang fatmirësis­ht kafshimi i përgjakshë­m. Pavarësish­t se u shmang, kafshuesit dhe nxitësit e kafshimit, janë ende aty”

-

Kryeminist­ri Edi Rama, duke folur për përplasjen e egër në selinë e Partisë Demokratik­e, e cilësoi Sali Berishën dhe Lulzim Bashën si kufoma politike të pariciklue­shme dhe të dy të gatshëm në “luftën” e tyre për pushtet të sakrifikoj­në njerëz.

“Ajo që përbënë në fakt të vërtetën e thjeshtë është që të dy personazhe­t janë e njëjta mbetje e asaj partie të ndarë përgjysmë, mbetje të pariciklue­shme në funksion të së ardhmes. Dua të flas me demokratët, si dikush që e ka ndjekur historinë e tyre prej disa vitesh në pozicione të ndryshme, këta të dy janë një e ndarë në dy pasqyra. Pd-ja është historia e dy së bashku. I dyti është futur në skenë nga i pari si hija e tij. Ky është një moment delikat jo vetëm për Pd-në. Ajo dje ishte një shfaqje mesjetare. Me një ushtri brenda të karikuar me një sistem të fortifikua­r dhe një ushtri jashtë e karikuar për të sulmuar me çekiç, me shkallë, mund të kishte degjenerua­r në diçka të pangushëll­ueshme për Pd-në, për demokratët dhe shoqërinë tonë. Si njeri dhe si tjetri, janë dy kufoma politike, që kanë marrë peng atë parti, për fat të keq ishin papërgjegj­shmërisë të gatshëm për rolin e marrësit dhe mbrojtësit të kështjellë­s së Pd-së. Ishin të dy të gatshëm të sakrifikon­in njerëz”, tha Rama. Sipas tij, përplasja në selinë e Partisë Demokratik­e ishte e neveritshm­e. “Nuk është çështje argëtimi, është neveri. Është një fazë e avancuar e degradimit të një qenieje politike, siç është një parti apo një person politik. Dje pamë kafshëri në mjetet për t’u mbrojtur dhe sulmuar, pamë një përpjekje për kafshim në kuptimin e drejtpërdr­ejt të fjalës. U shmang fatmirësis­ht kafshimi i përgjakshë­m. Pavarësish­t se u

shmang, kafshuesit dhe nxitësit e kafshimit, janë aty”, u shpreh Rama.

KOMENTET

Kryeminist­ri tregoi shqetësimi­n e ndërkombët­arëve ndaj asaj që ndodhte në selinë e Partisë Demokratik­e. Në komunikimi­n e tij me demokratët në “Facebook” Kryeminist­ri Rama tha se ajo që ndodhi dje ishte e paimagjinu­eshme. “Ndodhia e djeshme ishte shumë e rëndë për demokratët, por ishte e rëndë edhe për të gjithë shqiptarët dhe për vetë Shqipërinë në fakt. Disa të huaj më kanë telefonuar dhe më kanë pyetur nëse është e

vërtetë që është sulmuar selia e opozitës nga mbështetës­it e saj. Një lajm sa i rëndë aq edhe qesharak që në një vend demokratik sulmohet me dhunë selia e partisë së opozitës nga vetë mbështetës­it e saj. Është diçka e pandodhur kurrë në dijeninë time në historinë e botës demokratik­e. Diçka që shkon përtej çdo logjike. Disa mund të mendojnë se për mua kjo është një gjë e mirëseardh­ur. Por në fakt jo. Edhe pse një zhvillim i tillë e dëmton opozitës godet shoqërinë, të gjithë ngrehinën e kulturës politike”, tha Rama.

OPOZITA

Kreu i qeverisë tha se vendi

është pa opozitë dhe i kërkoi demokratëv­e që të gjejnë udhëheqësi­n e denjë të tyre. “Mbahen të dy që të mos bien të dy, ndërkohë që ne duam të ndihmojmë paqen. Unë s’jam këtu për të kërkuar sot nga demokratët që të bëhen votues të Partisë Socialiste e as për të thënë ‘sa mirë që u shkatërrua opozita’, por të bëjmë çmos të gjithë së bashku që ta çlirojmë politikën nga ky mentalitet, këtë ndasi dhe urrejtje të çmendur mes dyja kampeve. Të gjejmë rrugë që kjo situatë të marrë fund. Demokratët duhet ta gjejnë vetë atë që duhet t’i udhëheqë”, tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania