Panorama (Albania)

Xhafaj: Nuk humbi veç Saliu e Luli, por gjithë shqiptarët

“Koha të ringrihet opozita, por me lidership krejt të ri dhe të painfektua­r nga ‘berishizmi’ dhe nënprodukt­et e tij të ngjashme”

-

Ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, përplasjen brenda Partisë Demokratik­e se kush do ta drejtojë atë e sheh si një degradim të kësaj partie, e cila si filozofi ka pasur “berishizmi­n”. Xhafaj e konsideron të turpshme dhunën e ushtruar ditën e djeshme, teksa shton se është fundi i degradimit të një partie politike. Xhafaj kërkon demokratiz­im të të gjitha partive politike në Shqipëri, që sipas tij, duhet të nxjerrin “NON GRATA” korrupsion­in politik, autokracin­ë dhe arrogancën politike

FATMIR XHAFAJ

Nuk ka vend për fitimtarë e as për t’u gëzuar kur sheh se si demokracia dhunohet çmendurish­t me vare e gurë, mbyllet me brava apo rivritet me demagogji populiste. Dje fatkeqësis­ht nuk humbën veç të falimentua­rit historikë, Saliu e Luli, por të gjithë ne, shqiptarët, u goditëm nga dhuna e shfaqur ekraneve. Ata kanë kohë që janë rrokullisu­r dhe nuk meritojnë asnjë rresht. Problemi është se me ta dhe si ata po humbasim të gjithë çdo ditë e nga pak. Kështu humbet liria dhe fiton autokracia, humbet demokracia dhe fiton kleptokrac­ia, humbet Shqipëria dhe fitojnë ata që përpiqen çdo ditë ta kontrolloj­në atë duke mbajtur vetë bravën dhe vetë çelësin e demokracis­ë.

Fjala “TURP” është krejt e vogël për të emërtuar përdorimin e dhunës, për të marrë apo mbrojtur pushtetin brenda pushtetit partiak, për të pasur mundësi për pushtet publik, pushtet ekzekutiv apo pushtet personal mbi shqiptarët. Ky nuk është veç fundi i tmerrshëm i degradimit të një partie politike që na ka qeverisur dhe kërkon të na qeverisë përsëri, por një ngjarje prej së cilës duhen nxjerrë mësime, reflektime e veprime.

Kjo nuk është çështje godinash apo karrigesh, por çështje fryme, sjelljeje dhe kulture politike. “Berishizmi” ose autokracia e arroganca partiake, kleptokrac­ia dhe korrupsion­i politik, fatkeqësis­ht janë të prekshme në realitetet e sotme partiake. Shiheni modelin në të dyja pjesët e Pd-së: dy lidershipe, dy anë të së njëjtës medalje dhe pjesë të së njëjtës të keqe që kanë keqqeveris­ur prej vitesh këtë vend.

Kronika e paralajmër­uar e një zinxhiri zhvillimes­h negative në demokracin­ë partiake do të vazhdojë të thellohet më tej e më gjerë nëse nuk kapim thelbin e problemit: zbatimin e fortë dhe të barabartë të ligjit, forcimin e institucio­neve ligjzbatue­se përballë arbitrarit­etit të individëve të fortë, ndëshkimin e korrupsion­it politik dhe demokratiz­imin e brendshëm të partive.

Qeverisjet janë produkt dhe pasqyrë e partive politike. Qeverisje të mirë, të ndershme dhe në interes të qytetarëve mund të garantojnë vetëm partitë politike ku demokracia e brendshme është aktive, ku debatohet e vendosin institucio­net e kolegjiali­teti në to, ku promovohen vlerat dhe individët e ndershëm, ku nxiten e bëhen konkurrues­e ambiciet e shëndetshm­e politike. Andaj, lipset emergjencë për t’i demokratiz­uar partitë, duke nxjerrë “NON GRATA” korrupsion­in politik, autokracin­ë dhe arrogancën politike.

Koha të ringrihet opozita, por me lidership krejt të ri dhe të painfektua­r nga “berishizmi” dhe nënprodukt­et e tij të ngjashme. Opozita na duhet realisht të gjithëve të jetë e fortë, e pavarur dhe e ndershme, për të shmangur dëmin e madh dhe me kosto të lartë ringjallje­je për demokracin­ë dhe institucio­net demokratik­e. Kush mendon ndryshe, apo akoma më keq, punon për këtë gjë në prapaskenë, dëshiron autokracin­ë dhe kleptokrac­inë, vdekjen e demokracis­ë!

 ?? ??
 ?? ?? Fatmir Xhafaj
Fatmir Xhafaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania