Panorama (Albania)

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari

Forcat e rendit sekuestrua­n në banesë municione dhe radio policie

-

LEZHË - Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombët­ar nga autoritete­t italiane u arrestua nga Policia e Lezhës në kuadër të një operacioni të koduar “Sergate”. Në pranga përfundoi Bledar Delia (Dushkaj), banues në fshatin Balldre të Lezhës. Policia sqaroi se ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Milanos në shtetin fqinj e ka dënuar atë me 7 vite burg, pasi është shpallur fajtor për përfshirje­n në një 0organizat­ë kriminale dhe për trafikimin e lëndëve narkotike. Policia e Lezhës sqaroi gjithashtu, se gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë. “Komisariat­i i Policisë Lezhë, në bashkëpuni­m me Seksionin për

Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve në DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombët­ar, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimi­n, kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimi­n drejt Italisë, të shtetasit: Bledar Delia (Dushkaj), 37 vjeç, banues në Balldre, Lezhë. Ky shtetas ishte shpallur ne kërkim ndërkombët­ar, pasi Gjykata e Milanos/ Itali e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale ‘Organizatë kriminale’ dhe ‘Trafikim i lëndëve narkotike’ parashikua­r nga Kodi Penal italian. Gjithashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestrua­n fishekë luftarak, si dhe 2 radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë”, sqaroi Policia. Në komunikatë thuhet se pas arrestimit të përkohshëm të 37-vjeçarit, do të kryhen procedurat e ekstradimi­t. e.h

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania