Panorama (Albania)

Nuk kanë rrugë, banorët e Kaçinarit hidhen në protestë

Apeli për institucio­net pas premtimeve të shumta: “Rruga e re do të ngjallte turizmin dhe do të ndalte shpopullim­in. Jemi si në mesjetë”

- ELVIS HILA

“Të rinjtë janë larguar në masë, por për ata pak që kanë ngelur nuk iu japin as nuse. Nuk është shaka, por diçka e vërtetë. Çfarë do bëjë nusja këtu, si do të vijë pa pasur asnjë kusht. Këtu jemi si në mesjetë. Kjo do thotë se shteti nuk ekziston për neve. Nuk po kërkojmë të asfaltohet, por të paktën të bëhet e sadopak e kalueshme rruga. Do na ndihmojë shumë diçka e tillë, sepse zona nuk do braktisej dhe do merrte vërtet zhvillim

Pas protestave të shumta kundër hidrocentr­aleve në zonën e tyre, banorët e Njësisë Administra­tive të Kaçinarit në Mirditë kanë protestuar për degradimin e rrugës që i lidh ata me qendrën urbane.

Banorët u mblodhën pranë zonën së Bukmirës, duke bllokuar për disa minuta rrugën në shenjë indinjate ndaj institucio­neve vendore dhe qendrore që e kanë lënë në harrese këtë zonë. Banorët thonë se rruga është bërë thuajse e pakalueshm­e, pasi mungon edhe mirëmbajtj­a. Sipas tyre kjo, situatë ju ka vështirësu­ar jetesën, duke sjellë braktisje në masë të zonës. “Kryetari i Bashkisë nuk interesohe­t fare për zonën e Kaçinarit. Jemi shumë të lodhur. Janë duke u munduar në tërë format që të na transferoj­në prej zonës tonë që të ikim poshtë. S’kemi rrugë, as shëndetësi, as shkollë dhe asgjë. Në zonën e Kaçinarit nuk ka investuar askush në 30 vite. Rruga është bërë thuajse e pakalueshm­e, sepse prej 30 vitesh edhe nuk mirëmbahet. Në këto kushte e ndjejmë veten të braktisur. Pushtetarë­t duken këtu vetëm 1 herë në katër vite për të marrë votat e pastaj na harrojnë. Është premtuar disa herë kjo rrugë, por asgjë nuk është bërë”, thotë një banor. Mungesë e infrastruk­turës rrugore po pengon dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë, ndaj banoret apelojnë për ndërhyrje. “Nuk ka asnjë lloj investimi që 8 vite. Vështirësi­a kryesore është rruga. Rruga është bërë e pakalueshm­e. Jemi të braktisur totalisht. Në zonën tonë mund të zhvillohet turizmi, por mungesa e rrugës na penalizon. Unë kam ngritur një bujtinë, por turistet që kanë ardhur janë habitur nga infrastruk­tura dhe nuk ka shans të rikthehen më. Më pak fjalë zona jonë është lënë tërësisht në harrese dhe me duket sikur të jetë diçka e qëllimshme. I bëj thirrje pushtetit vendor e qendror që t’i kthejë sytë nga ne se s’po kërkojmë asgjë më shumë përveç rrugës”, thotë një tjetër banor.

“NUK NA JAPIN NUSE”

Të rinjtë janë larguar, pasi siç thotë me ironi një banor, për shkak të vështirësi­ve të fshatit nuk u japin as nuse. “Të rinjtë janë larguar në masë, por për ata pak që kanë ngelur nuk iu japin as nuse. Nuk është shaka, por diçka e vërtetë çfarë do bëjë nusja këtu, si do të vijë pa pasur asnjë kusht. Këtu jemi si në Mesjetë. Kjo do thotë se shteti nuk ekziston për neve. Nuk po kërkojmë të asfaltohet, por të paktën të bëhet e sadopak e kalueshme rruga. Do na ndihmojë shumë diçka e tillë, sepse zona nuk do braktisej dhe do merrte vërtet zhvillim. Është një vend me potencial që me pak investime bëhet i vizitueshë­m nga vendas e të huaj”, thotë banori. Nga qyteti i Rrëshenit deri në Bukmir rruga është rehabilitu­ar dhe asfaltuar nga kompania turke që ka ndërtuar hidrocentr­alet në këtë zonë, ndërsa për të shkuar në drejtim të Kaçinarit janë dhe rreth 10 km rrugë, të cilat janë bërë thuajse të pakalueshm­e, duke penalizuar qindra banor të këtyre zonave. Ndërkohë, në situatë të ngjashme janë dhe zona të tjera të Mirditës, në të cilat nuk është investuar prej dekadash, duke sjellë në shpopullim­in e shumë fshatrave, pasi nga mungesa e elementeve bazë të jetesës banoret janë detyruar të largohen nga vendlindja e tyre për një jetë më të mirë.

 ?? ?? Banorët e Kaçinarit, në protestë
Banorët e Kaçinarit, në protestë
 ?? ?? Rruga e amortizuar në Kaçinar
Rruga e amortizuar në Kaçinar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania