Panorama (Albania)

Atentat për herë të dytë ish-oficerit në Fushë-krujë

Gentjan Bejtaj u qëllua me breshëri kallashnik­ovi, makina aksidentoh­et dhe plagos 31-vjeçarin. Çfarë thanë në dëshminë paraprake

- LEONIDHA MUSAJ

Atentati i dytë me armë zjarri i parapërgat­itur ndaj një 41vjeçari në zonën e Fushë-krujës ka përfunduar me plagosjen e shënjestrë­s.

Gentjan Bejtja i ka shpëtuar kështu atentatit të organizuar nga persona ende të paidentifi­kuar, që kishin për qëllim eliminimin e tij. Makina me të cilën udhëtonte ai dhe miku i tij, Klodian Stafuka, është qëlluar me breshëri kallashnik­ovi afër një karburanti në fshatin Larushk në Fushëkrujë. Për pasojë, Bejtja mbeti i plagosur me armë zjarri.

AKSIDENTI

Pasi automjeti ku udhëtonte 41-vjeçari, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit, u qëllua me breshëri plumbash, drejtuesi humbi kontrollin, duke përfunduar me makinën e tij jashtë rruge. Pas aksidentit, mbeti i plagosur edhe pasagjeri, 31-vjeçari, Klodian Stafuka. Mbiemri i tij lidhet me atë të Enver Stafukës, i zhdukur prej vitit 2016, ndërsa vetë Bejtja ishte mik i këtij të fundit. Dy të lënduarit janë transportu­ar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Më datë 09.01.2022, rreth orës 18:00, në Spitalin Ushtarak, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasit: G. B., rreth 41 vjeç, i cili në rrethana ende të paqarta dyshohet se është plagosur me armë zjarri në krah, gjatë kohës që po drejtonte automjetin dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. K. S., rreth 31 vjeç, i cili është lënduar në aksident rrugor në Nikël, afër një karburanti, pasi mjeti që drejtonte shtetasi G. B., ku shtetasi K. S. ishte pasagjer, ka dalë nga rruga. Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarj­e dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifiki­min dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.

DËSHMITË Policia e Krujës dhe ekspertë të Krimeve të Rënda nga Durrësi shkuan në vendin e ngjarjes dhe nisën hetimet për identifiki­min e autorëve. Hetuesit shkuan edhe në Spitalin e Traumës ku ndodhen Gentjan Bejtja dhe Klodian Stafuak për të marrë dëshminë e tyre, por mësohet se këta të fundit kanë deklaruar se nuk e kanë idenë se kush qëlloi në drejtim të makinës së tyre. “Ishte e papritur. Nuk arritëm të dallonim asgjë. Vetëm kur plumbat u derdhën mbi makinë. Aty, për t’u shmangur, makina doli jashtë rruge. Nuk e kemi idenë se kush mund të na ketë qëlluar”, mësohet të kenë deklaruar ndër të tjera të lënduarit për Policinë. Kjo është hera e dytë që 41-vjeçarit Gentjan Bejtja i bëhet atentat.

Në vitin 2016 i ka shpëtuar një atentati me minë të telekomand­uar. Bejtja ishte personi që së bashku me Enver Stafukën vodhën veturën e përdorur në vrasjen e kryekomisa­r Dritan Lamajt në vitin 2013. Po ashtu, Bejtja, një ishpolic i burgut të Fushëkrujë­s, është i njohur për Policinë për precedentë penalë në krimet ndaj pronës. Bejtja u bë i njohur me 26 shkurt të vitit 2013, një ditë pas vrasjes së kryekomisa­r Dritan Lamajt, në rrugën “Petro Korçari”, fare pranë banesës së tij. Ai së bashku me Enver Stafukën, u arrestuan nga Policia, të dyshuar për vjedhjen e veturës “BMW”, e përdorur në vrasjen e kryekomisa­r Lamajt.

 ?? ?? Policia në vendin ku ndodhi atentati
Policia në vendin ku ndodhi atentati

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania