Panorama (Albania)

Nga vrasja e komisarit, te zhdukja e Stafukës, lidhjet e Bejtajt me krimin

-

Emri i ish-oficerit të Policisë së Burgut të Fushë-krujës, Gentjan Bejtaj, nuk është i panjohur për Policinë për shkak të lidhjeve të tij me një emrash të botës së krimit dhe që i bashkon vrasja e kryekomisa­rit Dritan Lamaj, ngjarje e ndodhur më 24 shkurt të vitit 2013 në Tiranë. Ndaj Bejtajt u organizua një atentat me shpërthim të komanduar eksplozivi në shtator të vitit 2016. Bejtja, nga Larushku i Krujës, i shpëtoi atentatit të mëngjesit të 19 shtatorit, duke mbetur i plagosur pa pasoja për jetën. Ai udhëtonte me mjetin e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi në këmbë. Në atë kohë, grupi hetimor bëri me dije për gazetën se atentati ndaj 35-vjeçarit është i ngjashëm me atë që iu bë pak kohë më herët shokut të tij, Durim Bami. Bejtaj, Bami dhe Stafuka (i zhdukur prej shkurtit 2015) dyshohet të kenë të njëjtët rivalë që kërkojnë eliminimin e tyre, ndoshta për larje hesapesh ose për të mbuluar ngjarje të tjera kriminale. Edhe në atë kohë, Bejtaj i deklaroi grupit hetimor se nuk kishte dijeni se kush e kishte organizuar atentatin. Ndërkohë, Enver Stafuka u zhduk në rrethana misterioze më 9 shkurt të vitit 2015 dhe që prej atëherë nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ai dyshohet të jetë vrarë dhe trupi është zhdukur. Enver Stafuka për herë të fundit është parë në një lokal në Fushë-krujë ku është takuar me Durim Bamin, Gentjan Bejtjan dhe Ramazan Rrajën, nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja, aktualisht i shpallur në kërkim për terrorizim­in me kallashnik­ovë të disa personave në një lokal në Lezhë në nëntor të vitit të shkuar. Në momentin që rrëmbehet, në lokalin ku qëndronte Stafuka me shokët, vijnë persona të armatosur dhe të veshur si policë. Stafuka dyshohet si personi që u kishte siguruar makinën autorëve të vrasjes së komisarit Dritan Lamaj. Për vrasjen e Lamajt, është dënuar me burgim të përjetshëm Arben Frroku.

 ?? ?? Gentjan Bejtaj
Gentjan Bejtaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania