Panorama (Albania)

Nis puna për abetaren e përbashkët me Kosovën

Shtëpi botuese të të dyja vendeve, partnerë në konkurs për tekstin më të mirë për 7-vjeçarët. Gati për vitin shkollor 2022-2023

-

Fëmijët që prekin për herë të parë bankat e shkollës në vitin 2022-2023 do të mësojnë me një tekst të vetëm.

Por shtëpitë botuese që do të punojnë për ta hartuar atë do të jenë dy, në Shqipëri e Kosovë. Kjo përcaktohe­t në udhëzuesin e hartuar me procedurat e organizimi­t të konkursit për tekstin e vetëm të përbashkët “Abetare”, firmosur nga ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

PROCEDURA

Hartimi dhe botimi i tekstit të abetares së re që do të vlejë për 7-vjeçarët në Shqipëri e Kosovë do të bëhet përjashtim­isht nga procedura e ndjekur për tekstet e tjera. Një komision i posaçëm do të ngrihet për të vlerësuar ofertat më të mira, që duhet të vijnë jo nga një shtëpi botuese, por dy të tilla partnere, në Shqipëri e Kosovë. “Shtëpitë botuese fituese, partnere nga të dyja vendet, janë përgjegjës­e për sigurimin e tekstit ‘Abetare’ për vitin shkollor 2022-2023 e në vijim”, citohet në udhëzimin e firmosur në 24 dhjetor të 2021-shit, ndërsa ankesat bëhen pranë komisionit përkryetar­i katës të të dyja shteteve. Ky i fundit, veç të tjerash, do të hartojë një rregullore të posaçme ku përcaktohe­n detajet e përzgjedhj­es së tekstit fitues, nga kriteret për të marrë pjesë në garë e deri te mënyra se si do të bëhet vlerësimi i dorëshkrim­eve të “Abetares”. Si rregull, teksti i unifikuar merr fillimisht “bekimin” e shumicës së votave të anëtarëve të komisionit të përbashkët dhe në fund atë të ministrave përkatës të Arsimit në Shqipëri 110

e Kosovë. Procesi drejt tekstit unik do të marrë kohën e vet, duke qenë produkt i shumë takimeve e konsultime­ve midis palëve. Barrën financiare për këtë do ta mbajë Ministria jonë e Arsimit, duke qenë edhe iniciatorj­a e këtij procesi. Një gjë e tillë bëhet e qartë edhe në udhëzim. “Shpenzimet për mbarëvajtj­en e punës së anëtarëve përfaqësue­s të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit në komisionin e përbashkët, përfshirë udhëtimin, akomodimin dhe dietat për realizimin e takimeve të përbashkët­a, mbulohen nga

buxheti i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, sipas legjislaci­onit në fuqi”. Në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 29 nëntor 2021, kreu i qeverisë, Edi Rama, dha lajmin e “ABC”-SË së vetme që duhet dhe do ta mësojnë të vegjlit që jetojnë në trojet shqiptare, duke nisur nga viti i ardhshëm

shkollor 2022-2023. Për ekspertët e arsimit, ai libër nuk do të jetë thjesht një tekst, por një monument kulture. Madje, kjo nismë do të hapë rrugën drejt pasjes së një teksti dixhital që sot është prirje e kohës dhe që do t’i shërbejë të mësuarit të gjuhës shqipe në distancë.

 ?? ?? Abetarja e unifikuar, viti 2012
Abetarja e unifikuar, viti 2012

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania