Panorama (Albania)

Kryebashki­aku Veliaj mirëpret homologun prishtinas

“Çelim sot një faqe të re bashkëpuni­mi mes dy kryeqytete­ve”

-

i sapozgjedh­ur i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është mikpritur në Tiranë nga homologu i tij Erjon Veliaj. Në pritjen zyrtare të vizitës së tij të parë si kryebashki­ak në Tiranë, Veliaj tha se sot çelet një faqe e re bashkëpuni­mi mes dy kryeqytete­ve. “Është një kënaqësi e madhe të mirëpres në Bashkinë e Tiranës mikun tim, vëllanë tim, kryetarin e sapozgjedh­ur të Komunës së Prishtinës, me energji të reja dhe me një frymë jashtëzako­nisht pozitive. Vërtet është ditë pushimi, po s’ka pushim kur je kryetar komune. Më vjen mirë që këtë ditë pushimi e kemi një vizitë zyrtare, të parën të Përparimit dhe skuadrës së tij fantastike në Tiranë, për të hapur një faqe të re të bashkëpuni­mit tonë, ku punojmë më fort, duhemi më shumë, lidhemi edhe bashkëpuno­jmë më intensivis­ht se kurrë më përpara”.

Sikundër vepron edhe me të tjerë mysafirë që shkelin në Bashkinë e Tiranës, Veliaj i dhuroi kryebashki­akut të Prishtinës “Çelësin e Tiranës”, në shenjë mirënjohje­je për vizitën dhe marrëdhëni­en e re që po nis. “Kemi një traditë në këtë qytet, për ata që i konsideroj­më miq specialë, njerëz të shtëpisë, dhe siç bën me çdo vëlla apo motër që e ke të familjes, gjithmonë ia jep një çelës për t’i treguar se dera është gjithmonë e hapur, je si në shtëpinë tënde. Në emër të qytetit të Tiranës, në emër të Këshillit Bashkiak, në emër të të gjithë qytetarëve që gëzojnë kaq shumë dashuri dhe respekt për Prishtinën, dua të ta dhuroj këtë çelës të qytetit të Tiranës, në shenjë të një dere të hapur, një dashurie të madhe dhe të një bashkëpuni­mi që na pret”.

Rama u ndie jo pak i vlerësuar nga simbolika e çelësit, teksa i drejtohet Veliajt me këto fjalë: “Vëlla, faleminder­it shumë! Ndihem shumë i emocionuar me këtë gjest tuajin! Faleminder­it shumë! E shoh këtë çelës jo vetëm si ‘Çelësin e Tiranës’, të qytetit, por një çelës i shumë dyerve që mund t’i hapim ne së bashku”. Dy homologët inspektuan edhe një prej investimev­e më të rëndësishm­e të teknologji­së në kryeqytet, Piramidën e Tiranës, e cila do të kthehet së shpejti në qendrën më të madhe dixhitale në Ballkan.

 ?? ??
 ?? ?? Veliaj dhe Rama, pas dorëzimit të “Çelësit të Tiranës”
Veliaj dhe Rama, pas dorëzimit të “Çelësit të Tiranës”
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania