Panorama (Albania)

Gola shqiptarës­h, gjejnë rrjetën Balliu e Gjasula

Gjimshiti fitore tenistike, por fatkeqësis­ht shënon autogol

- KRISTI SEJATLLARI

Ndeshjet e para të vitit 2022 kanë sjellë disa gola të shënuar nga futbollist­ët shqiptarë në Europë.

Dikush në ndeshje kampionati dhe dikush tjetër në miqësore, këtë herë protagonis­të me gola nuk janë bërë vetëm sulmuesit, por edhe lojtarë të mbrojtjes dhe mesfushës kuqezi. Një gol vjen nga Spanja ku mbrojtësi Ivan Balliu gjeti rrjetën e parë për Vajekanon në këtë sezon, ndërsa një tjetër nga luftëtari Klaus Gjasula, që shënoi në një ndeshje miqësore me Darmstadin. Rrjetën ka arritur ta tundë edhe Indrit Tuci në Kroaci, i cili shënoi për ekipin e tij, Lokomotiva e Zagrebit.

IVAN BALLIU

Anësori i Rajo Vajekanos, tashmë i konfirmuar si titullar i padiskutue­shëm, nga 20 ndeshjet e zhvilluara në La Liga ka munguar vetëm një, edhe atë për pezullim nga kartonët. Ndërkaq, 19 të tjera ka luajtur gjithë ndeshjen. Dje në sfidën ndaj Real Betisit, Balliu është bërë protagonis­t kryesor për ekipin e tij. Kur ndeshja ishte 0-1 në favor të Betisit, mbrojtësi arriti të shënonte golin e barazimit pas një topi të ngelur në zonë, ai godet fort dhe dërgon topin në rrjetë. Ky goli i dha një pikë Vajekanos dhe për më tepër nuk ndaloi rekordin e skuadrës për ndeshjet në shtëpi, që vazhdon të jetë e vetmja në Spanjë që nuk është mposhtur ende. Në ligat kryesore të Europës, këtë rekord e mban vetëm PSG-JA dhe ekipi i Ivan Balliut. Në përfundim të takimit, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është shprehur: “Dua të them se nuk jemi të zhgënjyer, jam i lumtur për golin ndaj një skuadre si Betisi, që është një ekip i fortë dhe ka arritur aty me meritë. Është e vërtetë që duhet të kishim bërë diçka më shumë

Xhaka infektohet sërish nga virusi

Granit Xhaka është përsëri pozitiv me COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur klubi i Arsenalit, duke konfirmuar infektimin për herë të dytë brenda pak muajsh të mesfushori­t i cili mori famë të padëshirua­r në Angli për faktin se nuk ishte i vaksinuar në fillimin e këtij sezoni. Klubi i Arsenalit konfirmoi se ai nuk do të ishte pjesë e skuadrës për ndeshjen ndaj N.forest pasi testi i fundit e kishte shfaqur atë pozitiv. Për 29-vjeçarin ishte hera e dytë, pas infektimit në muajin shtator, ku ai u desh të humbte sfidën kualifikue­se të Botërorit ndaj Italisë. Asokohe, futbollist­i nuk ishte i vaksinuar edhe në Angli, por edhe në Zvicër, kjo u bë një çështje e madhe. Nuk dihet nëse Xhaka ka ndryshuar mendje për vaksinimin. në këtë ndeshje, kishim shumë raste, nuk i shfrytëzua­m siç duhet, por jemi të lumtur që vazhdojmë pa disfatë këtu në shtëpi. Me këta tifozë, çdo gjë është më e lehtë, na japin një plus më shumë, që të jemi edhe disi agresivë në shtëpi, po ashtu përmasat e fushës na ndihmojnë, por duhet të përmirësoh­emi në ndeshjet jashtë, pasi po na kushtojnë”, përfundoi Ivan Balliu në prononcimi­n pas ndeshjes për La Liga Santander.

KLAUS GJASULA

Mesfushori e ka nisur vitin me një miqësore, ku ka arritur të shënojë për ekipin e tij. Darmstadi zhvilloi një takim miqësor me Regensburg,

që përfundoi me rezultatin 4-2. Gjasula shënoi golin e dytë dhe të avantazhit për ekipin e tij, pas një krosimi në zonë dhe një tentative me kokë, topi ngeli te mesfushori i Kombëtares, që pa u menduar dy herë, shtyhu topin përtej vijës së portës.

BERAT GJIMSHITI

Ndërkohë, Atalanta i dha Udinezes një leksion futbolli në fushën e tyre. Djemtë e Gasperinit triumfuan me rezultatin tenistik 2-6 duke ruajtur pozitat në vendin e katërt në renditje, por me një ndeshje më pak. Për fatin e keq, Gjimshiti devijoi një goditje në kufijtë e zonës për ta dërguar topin në rrjetën e tij.

COVID-I i hap rrugën Berishës, pritet titullar ndaj Fiores

COVID-I ka kapluar pothuajse të gjitha skuadrat e Serisë A, mes tyre edhe ekipin e Torinos. Shpeshherë, virusi është bërë problem për shumë lojtarë që kanë humbur ndeshje të rëndësishm­e, por nuk është e thënë të jetë vetëm kështu. Nga këto mungesa mund të përfitojnë edhe disa futbollist­ë që nuk iu është dhënë shansi ende për të luajtur, dhe mes tyre është edhe kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha. Portieri nuk ka zbritur akoma në fushë për Torinon në kampionat dhe, me sa duket, sot me shumë mundësi do të jetë dita e tij. Torino do të luajë në shtëpi ndaj Fiorentinë­s dhe infektimi me virus i portierit Milinkoviç-saviç mund të bëjë të mundur që të aktivizohe­t nga minuta e parë Berisha. # 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20

SKUADRA Inter Milan Napoli Atalanta Juventus Fiorentina Roma Lacio Sasuolo Empoli Bolonja Verona Torino Udineze Sampdoria Specia Venecia Kaljari Xhenoa Salernitan­a

N20 21 21 20 21 19 21 21 21 21 19 21 19 19 21 21 20 20 21 19

F15 15 13 12 11 10 10 9 7 8 8 7 7 4 5 5 4 2 1 3

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania