Panorama (Albania)

Juve përmbys Romën në “Olimpiko”, Inter e Milan vazhdojnë marshimin

-

Roma-juventus do të jetë një ndeshje, e cila do të kujtohet gjatë për një spektakël të jashtëzako­nshëm që përfundoi me suksesin 4-3 me përmbysje të bardhezinj­ve. Në sfidën e luajtur në “Olimpiko”, ishte ekipi i Murinjos, i cili e nisi më mirë duelin dhe nuk ishte rastësi që gjeti avantazhin me anë të Abraham. Por pak minuta më vonë, Dibala shënoi një gol me një goditje të saktë në hyrje të zonës, duke vendosur baraspeshë­n në shifra. Në fillimin e së dytës, Roma gjeti rrjetën fillimisht me Mkhitarian e më pas shënoi edhe me goditjen e shkëlqyer të dënimit të Pelegrinit, për të çuar shifrat në 3-1. Dukej gjithçka e mbaruar dhe Juventusi i dorëzuar, por një gol i Lokatelit pas asistit të Moratës u dha zemër bardhezinj­ve. Ata u hodhën në sulm dhe brenda pak minutash gjetën barazimin me Kulusevski­n, në një gol i cili fillimisht u anulua për pozicion jashtë loje, e më pas u kthye nga VAR. Në minutën e 77-të erdhi edhe goditja me De Shiljon, i cili në 7 minuta përmbysi shifrat nga 3-1 në 4-3 për torinezët. Roma u hodh në sulm dhe kishte mundësinë të barazonte, pasi De Ligt shkaktoi penallti dhe la ekipin me 10 lojtarë. Por Pelegrini u hipnotizua nga Shezni i cili priti penalltinë. Në ndeshjet e tjera, Milan fitoi në fushën e Venecias me shifrat 0-3. Golat u shënuan nga Ibrahimovi­cc dhe dopieta e Teo Hernandez që e dërgojnë Milanin në kuotën e 48 pikëve, një më pak se Inter, që mposhti Lacion 2-1, me golat e dy mbrojtësve, Bastoni e Shkriniar. Fitore për zonën Champions mori edhe Atalanta që turpëroi 2-6 Udinezen, dhe Napoli që mposhti minimalish­t 1-0 Sampdorian me golin e sulmuesit Petanja. Empoli u mposht 1-5 nga Sasuolo dhe Specia e Rei Manaj fitoi në transfertë 01 ndaj Xhenoas.

Venecia - Milan Empoli - Sasuolo Udineze - Atalanta Napoli - Sampdoria Roma - Juventus Xhenoa - Specia Inter - Lacio Verona - Salernitan­a

Torino - Fiorentina

Kaljari - Bolonja

RENDITJA

B H 4 1 3 3 4 4 5 3 5 5 2 7 2 9 5 7 7 7 4 9 3 8 6 8 4 8 8 7 5 11 4 12 5 11 7 11 9 11 2 14

G+/51-16 46-23 37-15 44-26 32-21 34-25 35-28 43-39 36-33 34-42 27-31 37-35 23-19 28-34 28-38 21-41 18-37 19-41 20-39 13-43 0-3 1-5 2-6 1-0 3-4 0-1 2-1 1-2

17:00 20:45

PIKË 49 48 43 41 38 32 32 32 28 28 27 27 25 20 20 19 17 13 12 11

Roshi e nis vitin pozitivish­t, Bregu asist te goli i fitores

Dejvi Bregu e ka nisur mirë këtë vit, duke u bërë protagonis­t në ligën e dytë turke me skuadrën e Bolusporit, në fitoren e djeshme 1-0 ndaj Balikesirs­porit. 26-vjeçari zhvilloi një performanc­ë të shkëlqyer në fushë duke dhënë edhe asistin e golit të vetëm dhe të fitores për ekipin e tij. Ky ishte asisti numër tre për vlonjatin që ka arritur të shënojë edhe pesë gola në këtë sezon. Bregu u vlerësua me një notë 7.8 nga “Sofascore”. Në fushë për Bolusporin ishin edhe dy lojtarët e Kombëtares, Odise Roshi dhe Gentian Selmani. Fieraku u rikthye në formacion dhe ishte nga lojtarët më të mirë në fushë, duke kompletuar tetë driblime të sakta nga nëntë të tentuara. Gjithashtu, bien në sy shumë duele të fituara dhe shpërthime në krahun e djathtë. Ai luajti komplet takimin dhe e mbylli me një notë 7.8. Ndeshje të mirë zhvilloi edhe Selmani, i cili arriti ta mbante rrjetën të paprekur.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania