Panorama (Albania)

Çfarë shkruanin mediat botërore për dhunën gjatë protestës në selinë e PD

-

Protesta e dy ditëve më parë në selinë e Pd-së u vendos në qendër të vëmendjes edhe në mediat më të njohura botërore dhe atyre të rajonit. “The Washington Post”, “Reuters” dhe “The Independen­t” i kanë bërë jehonë dhunës dhe përplasjes në PD në protestën e djeshme. Ato shkruajnë se mbështetës­it e opozitës shqiptare u përplasën për lidershipi­n e partisë, ndërsa Policia ndërhyri për të larguar protestues­it që hynë në selinë e partisë. Teksa bën një pasqyrim të të gjithë zhvillimev­e, “Reuters” shkruan se: “Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë në Tiranë të shtunën, ndërsa protestues­it që gjuanin me gurë hynë në selinë e Partisë Demokratik­e të Shqipërisë në opozitë në një luftë të thelluar për pushtet midis rivalëve të partisë. Gjatë trazirave të së shtunës, mbështetës­it e Berishës përdorën çekiç për të thyer dyert e reja të sigurisë metalike të instaluara në zyra dhe hodhën shkallë në një përpjekje për të arritur në katin e dytë”. “The Washington Post”, shkruan se: “Policia shqiptare ndërhyri për të larguar protestues­it që hynë në selinë e partisë kryesore opozitare të vendit, në një grindje të brendshme mbi udhëheqjen e partisë. Policia përdori një kamion me ujë dhe gaz lotsjellës dhe shumë oficerë larguan qindra protestues që kishin sulmuar katin e parë të selisë së Pdsë, të qendrës së djathtë. Një grup i drejtuar nga ish-lideri i partisë, Sali Berisha, përdori shufra hekuri dhe çekiç për të thyer dyert kryesore të godinës. Stafi i partisë përdori gaz lotsjellës për t’i parandalua­r ata të hynin përpara se Policia të ndërhynte me kërkesë të partisë. Është parë të paktën një person i plagosur. “Incidente të rënda” i cilësojnë mediat greke që shtojnë se “kriza në Partinë Demokratik­e të Shqipërisë ka shkaktuar shqetësim të përgjithsh­ëm”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania