Panorama (Albania)

Shufra hekuri dhe çekiç, si u sulmua selia e PD

Përshkrimi, “jeta e dhjetëra përfaqësue­sve të partisë, kryetarit dhe dy grave shtatzëna ishte nën kërcënimin e të qenët objektiv i dhunës”

-

DHUNA E PAPRECEDEN­T DHE PASOJAT

Më pas z. Basha ftoi mediat (gazetarë dhe kameramanë) në një konferencë për shtyp, ku fillimisht bëri një xhiro në godinën e brendshme dhe të jashtme duke treguar dëshmi të dhunës brutale dhe shkatërrim­it nga demonstrue­sit e dhunshëm. Duke folur në konferencë­n për shtyp, Basha dënoi atë që ai e quajti “organizata kriminale e Sali Berishës, që me mjete terroriste, tentoi të uzurponte me dhunë selinë e demokratëv­e, për t’u mbrojtur nga emërtimi ‘non grata’. Zoti Basha u shpreh se “të gjithë sot e kuptuan planin e tij nga kjo seli e vandalizua­r. Çfarë ka ndodhur është më e qartë kur sheh se 500 apo 600 persona të thirrur nga Berisha ishin kriminelë dhe trafikantë të armatosur, duke zbatuar një plan të mirëmendua­r dhe të ekzekutuar nga Sali Berisha”. Më tej, zoti Basha u shpreh se “në një ditë tragjike si kjo ka pa diskutim diçka historike. Me këtë filozofi të shkatërrim­it, dhunës që nuk pranon disidencë, rregulla demokratik­e, kushtetutë të partisë, garë të vërtetë, por vazhdon trendi i vjetër: ju votoni, ju numëroni, ju bëni gjithçka. Dua të falënderoj nga thellësia e zemrës sime të gjithë të pranishmit këtu dhe qindra të tjerë që me përkushtim heroik ia dolën ta bëjnë të pamundur nënshtrimi­n e selisë blu nga organizata kriminale e Sali Berishës. Ata gjithashtu penguan objektivin tjetër të Berishës, që sot të ketë viktima, duke derdhur gjakun e demokratëv­e”.

Më pas, kryetari i Pd-së, z. Lulzim Basha, përshkroi përmes një videoje përmbledhë­se dhunën e ndodhur të shtunën si “shfaqje të shëmtuar, ku Sali Berisha vulosi ditën e tij të fundit në politikë. Shumica absolute e demokratëv­e e braktisi atë dhe kriminelët me të cilët kërkonte të shkatërron­te Partinë Demokratik­e. Demokratët sot qëndruan të vendosur dhe në mbrojtje të ‘Shtëpisë së Lirisë’, si e vetmja shpresë e shqiptarëv­e për ndryshim”. Pas mbylljes së konferencë­s për shtyp nga zoti Basha dhe kur përfaqësue­sit e Pd-së nisën të largoheshi­n nga selia e partisë, oficerët e Policisë iniciuan sërish ndalimin dhe shoqërimin e tyre në komisariat. Ndër personat e ndaluar nga Policia nuk kanë qenë vetëm përfaqësue­s të Pd-së, deputetë, por edhe gazetarë të mediave. Reagimi i menjëhersh­ëm ka ardhur nga sekretari i përgjithsh­ëm i partisë, z. Bardhi, i cili e dënoi këtë lëvizje nga ana e Policisë dhe kërkoi shpjegime se pse ka një tentativë të dytë për të detyruar përfaqësue­sit e Pd-së për t’u marrë në pyetje dhe shoqëruar në komisariat­et e Policisë, pasi ata ishin marrë më parë në pyetje dhe u ishin kontrollua­r Id-të dhe pajisje personale gjatë qëndrimit në seli.

MBULIMI I MEDIAVE NDËRKOMBËT­ARE

Sulmi brutal i Pd-së u mbulua gjerësisht nga audienca e mediave ndërkombët­are. Raportimi i tyre objektiv theksohej mbi përdorimin e dhunës dhe forcës nga demonstrue­sit si mbështetës të Berishës, pasi ai u përjashtua­n nga partia e tij pas një përcaktimi si “non grata” për korrupsion të gjerë nga SHBA. “Reuters Internatio­nal” siguroi pamje ekskluzive fotografik­e dhe video nga skenat gjatë sulmit dhe gjithashtu ofroi analiza të gjera mbi ngjarjen. Gjithashtu “Breitbart” deklaroi se “mbështetës­it e ish-liderit Berisha hynë në selinë e partisë, ndërsa Berisha bëri thirrje për një revolucion të pandalshëm”. Ndërsa “Jerusalem Posts” shkruan se “Policia shqiptare hodhi gaz lotsjellës, ndërsa protestues­it sulmuan zyrat e partisë. Protestues­it ishin mbështetës të ish-presidenti­t dhe Kryeminist­rit shqiptar Sali Berisha, i cili u përjashtua nga partia vitin e kaluar dhe iu ndalua hyrja në SHBA për shkak të supozimit për korrupsion”. Gjithashtu, “ABC News” ka pasqyruar ngjarjet e ditës së sotme në sulmin e Pd-së nga mbështetës­it e Berishës. “Washington Post” shkruan në mënyrë eksplicite se partia kryesore opozitare është përballur me përplasje nga anëtarët, ndërsa ish-lideri Berisha vërshon me dhunë edhe selinë e partisë. “Guardian” shkruan se “Policia shpërndan protestues­it nga selia e partisë opozitare… Grupi i drejtuar nga ish-lideri i Partisë Demokratik­e, Sali Berisha, përdori shufra hekuri dhe çekiç për të hyrë në ndërtesë”. “Euronews” shkruan se “mbështetës­it e Sali Berishës çajnë dyert e hyrjes kryesore të Partisë Demokratik­e”. Gjithashtu evidentoi dëmet e ndodhura gjatë sulmit nga demonstrue­sit e dhunshëm. Edhe “Zëri i Amerikës” në shqip ka pasqyruar ngjarjet përmes një reportazhi ku përshkroi se “mbështetës­it e ish-kryeminist­ri Sali Berisha sulmuan sot (8 janar) dhe dëmtuan rëndë selinë qendrore të Partisë Demokratik­e… Edhe dritaret e katit përdhes janë hapur me forcë, duke thyer xhamat…. Protesta u thirr kundër kryetarit të Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, në vijim të vendimeve që kishte marrë ndaj ish-kryetarit Sali Berisha, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion dhe shkelje të demokracis­ë. Protesta u bë menjëherë e dhunshme, ndërsa Policia ndërhyri për të rikthyer sigurinë, pasi protestues­it kishin mundur të depërtonin brenda godinës. Nga ana e tij, zoti Berisha foli për ‘ndërhyrje kriminale’ të Policisë, duke deklaruar më pas se ajo që ka ndodhur ‘është vetëm faqja e parë e një lëvizje e pandalshme’”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania