Panorama (Albania)

Kryesia e PD përjashton Berishën nga partia

PD: 9 të përjashtua­r dhe 19 të pezulluar, ja çfarë pritet

-

Në fund të një mbledhjeje që zgjati për afro 8 orë me shkëputje në mes, Kryesia e Partisë Demokratik­e vendosi shkarkimin e Berishës dhe 8 anëtarëve të tjerë që janë pranë tij, pasi sipas tyre, nxitën dhunën ndaj Pd-së. Përmes një njoftimi për shtyp, PD sqaron se vendimin e mori pasi priti 48 orë reagime nga pala tjetër për t’u distancuar nga dhuna. “Kryesia e Partisë Demokratik­e, në mbledhjen e datës 10 janar 2021, unanimisht dënon me forcë aktet e dhunës, gjuhën përçarëse dhe retorikën që nxit konfliktin mes demokratëv­e. Përjashtim­in nga Partia Demokratik­e, dhe ku është rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Demokratik­e, të anëtarëve që kanë organizuar, nxitur, urdhëruar apo ushtruar dhunë: të Sali Berishës, Flamur Nokës, Albana Vokshit dhe 6 të tjerëve”, njoftoi selia blu. Ndërkohë, një mundësi të dytë do të ketë për 19 të tjerë, të cilët janë pezulluar derisa ata të distancohe­n nga aktet e dhunës të datës 8 janar në selinë e Pdsë. “Pezullimin me efekt të menjëhersh­ëm nga anëtarësia në Partinë Demokratik­e, dhe ku është

28 deputetë dhe ish-deputetë të Pd-së morën masë administra­tive nga Kryesia e Pd-së pas protestës së dhunshme që ndodhi më 8 janar. Kryesia vendosi përjashtim­in përfundimt­ar të Sali Berishës dhe 8 anëtarëve të tjerë, ndërsa për Agron Shehajn dhe 18 të tjerë vendosi pezullim deri në distancimi­n nga dhuna

rasti nga të gjitha funksionet drejtuese dhe nga Grupi Parlamenta­r i Partisë Demokratik­e, deri në distancimi­n e plotë dhe publik nga aktet e dhunës ndaj

Partisë Demokratik­e, dhe veprimeve që dëmtojnë interesat elektorale apo politike të Partisë Demokratik­e”, vijoi njoftimi i selisë blu.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania