Panorama (Albania)

Reagojnë të përjashtua­rit, Noka: Shoqata nuk përfaqëson partinë

Edi Paloka: Nuk po ju them rreshtohun­i pas Berishës, po tregohuni dinjitozë në qëndrimet tuaja, se jeni deputetë e përfaqësue­s

- KELMENT BAÇI

Deputeti Flamur Noka e ka kundërshtu­ar përjashtim­in e tij në PD nga Kryesia, duke e cilësuar si vend të një shoqate që nuk përfaqëson partinë.

Përmes një statusi në “Facebook”, Noka thekson se Pd-ja përfaqësoh­et nga Komisioni i Rithemelim­it dhe jo shoqata që nxjerrë njoftime në media për këdo që ka nevojë për rregullime e ndërrime bravash. “Shoqata e bravave të bunkerit paska njoftuar avancim me fushatën e përjashtim­eve. Por, shoqata nuk përfaqëson demokratët e as Partinë Demokratik­e. Demokratët, më datë 11 dhjetor 2021, kanë miratuar në Kuvendin Kombëtar ngritjen e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelim­it të Pd-së që i përfaqëson ata në çdo vendimmarr­je. Shoqata mund të nxjerrë njoftime në media për këdo që ka nevojë për rregullime e ndërrime bravash, drynash, dyersh apo blindime dyersh, bunkerësh, por jo në emër të Pd-së”, shkruan Flamur Noka. Edi Paloka, ish-kryetari i Këshillit të Kombëtar të Pd-së, ka reaguar pas vendimit të kryesisë së selisë blu, e cila vendosi shkarkimin përfundimt­ar të Sali Berishës dhe përkrahësv­e të tij. Paloka i është drejtuar me një thirrje kolegëve deputetë, po ashtu ka ngritur disa pyetje për ndjekësit. “Pyeteni se keni përgjegjës­i, nuk jeni pupacët e tij. Ai që thotë se Berisha kërkon ta kthejë Pd-në në bunker të tij, po ndërkohë është fshehur e mbyllur vetë pas dhjetëra dyersh të blinduara, për të mos u ballafaqua­r me anëtarët e Pd-së. Ai që ju thotë se Berisha po përdor demokratet për hallet e tij, po në fakt ju përdor juve si kukulla e mburoje qe te vazhdoje bizneset e tij me Ramën. Nuk mori Sali Berisha asnjë nga ne në telefon t’i lutej apo ca më keq ta urdhëronte që t’i dilnim “në mbrojtje” siç bën Basha me ju”, thekson Paloka.

Ish-nënkryetar­i i Pd-së ka publikuar dhe mesazhet e disa demokratëv­e, që sipas tij theksojnë se grupi aktual i Pd-së do ‘përfundojë si ishdeputet­ët, Majlinda Halilaj e njohur si “Kërpërata” dhe Selami Jenisheri. “A e dini ju se nga kush jeni votuar dhe keni ato mandate përfaqësim­i sot? Kush mendon se e ka mandatin prej mercenarëv­e të Bashës apo banditëve me uniformë të Ramës, le tëe vazhdojë të qëndrojë në krah të tyre. Do pranoni të bëheni më qesharakë se “kërpërata” e Jenisheri në Parlament (se dhe ata në fakt, deputetë të Lulit ishin)? Nuk po ju them rreshtohun­i pas Berishës, po tregohuni dinjitoz në qëndrimet tuaja se jeni deputetë e përfaqësue­s. Kërkojini Lulit të pranojë minimalish­t të gjykohet me votën e demokratëv­e, ai dhe kushdo tjetër. Të gjithë ne”, thekson Paloka. Pas përjashtim­it të tij nga kryesia e partisë ka reaguar edhe ishnënkrye­tari i Pd-së, Edmond Spaho. Duke ironizuar, Spaho thotë se do të përjashtoh­ej vetëm po të ishte anëtar i shoqatës Basha-bardhi. “Lulzim Brava mund të më shkarkojë, nëse do të isha anëtar, vetëm nga shoqata e tij me Gaz Bardhin. E ashtuquajt­ura kryesi e zgjedhur në kundërshti­m me statutin dhe e shkarkuar nga Kuvendi i 11 dhjetorit nuk merr dot asnjë vendim për mua dhe këdo”, tha Spaho për “A2 news”.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Edmond Spaho
Edmond Spaho
 ?? ?? Edi Paloka
Edi Paloka
 ?? ?? Flamur Noka
Flamur Noka
 ?? SULMI NE SELINE E PD ??
SULMI NE SELINE E PD

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania