Panorama (Albania)

Evi Kokalari: Kam vendosur të distancohe­m pak nga politika në Shqipëri

-

Evi Kokalari ka vendosur të tërhiqet nga skena politike në Shqipëri, duke iu rikthyer jetës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përmes një statusi të gjatë, aktivistja e cila u pa në krah ish-kryeminist­rit Sali Berisha thuajse në të gjitha “Foltoret” e mbajtura, fton demokratët të lënë mëritë dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesin ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmi­n. “Kam vendosur të distancohe­m pak nga politika në Shqipëri. Megjithëse me mëndje dhe zemër jam aty ku vazhdon lufta për një opozitë të fortë, dua t’i kthehem jetës time në Amerikë që kam që në shtator që e kam lënë komplet pas dore. Do vazhdoj të jem në komunikim të vazhdueshë­m me anëtarët e Komisionit të Rithemelim­it, gjithsesi jo më aq aktive sa më parë. Bashkatdhe­tarëve të mi në Diasporë,dua t’ju them që populli ynë është i varfër, kështu që angazhohun­i seriozisht se kanë vërtet nevojë për ndihmë. Lërini mërite dhe urrejtjen e së kaluarës dhe mbështesni ata që po luftojnë për ditë për të shpëtuar pluralizmi­n”, shkruan Kokalari. Por, largimi i saj u pa si një tërheqje nga mbështetja ndaj Berishës, të cilën ajo e mohoi me një status të dytë ku shkruan se: “Mos e keqkuptoni largimin tim si braktisje të mbështetje­s time ndaj Sali Berishës. Ajo mbështetje ka qenë e pakushtëzu­ar që në orët e para në 19 majit dhe e tillë do të mbetet deri në fund. Atyre që ju gënjen mëndja se jam dorëzuar, dua t’ju them që nuk më keni njohur mirë këto muajt e fundit. Më vjen keq t’ju zhgënjej, por e ardhmja do ketë surpriza plot”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania