Panorama (Albania)

Rama: Dy kufomat e PD janë në një kacafytje, kanë marrë peng demokratët

Kryeminist­ri flet për bashkëpuni­min me opozitën: Të dy këta përfaqësue­s të mbetur në këmbë nga e shkuara s’kanë asnjë legjitimit­et veç e veç

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka deklaruar se kreu i Pd-së, Lulzim Basha dhe ishkryemin­istri Sali Berisha janë dy kufoma në një kacafytje me njëri-tjetrin, por që kanë marrë peng edhe demokratët.

Gjatë një dalje për mediat, Rama komentoi përjashtim­in e Sali Berishës dhe disa eksponentë­ve të tjerë nga PD, duke e cilësuar situatën si një gjendje dramatike, për të qeshur e për të qarë. “Kjo është për të qarë dhe për të qeshur, por unë nuk mund të qaj gjithë kohës për gjendjen dramatike ku është opozita. Ne nuk jemi në një proces kacafytjej­e për interesa vetjake siç janë dy kufomat e Pdsë që kanë marrë peng demokratët duke u kacafytur me njëri-tjetrin. Është një kacafytje që asnjëri të mos e lëshojë tjetrin, se po ra njëri, bie edhe tjetri. PD është në funksion të zgjidhjes së problemeve të pazgjidhsh­me të dy individëve. Njëri kufomë politike me seli, tjetri pa seli, njëri i mbyllur në seli, tjetri i kyçur në listën e zezë. Është një moment dramatik për demokratët dhe uroj që demokratët të dalin nga kjo situatë duke kapërcyer këto dy kufoma dhe të shkojnë përpara”, tha Rama. Teksa u pyet për mundësitë e bashkëpuni­mit me Pd-në, Rama theksoi se vazhdon të jetë i hapur, pavarësish­t se, sipas tij, Basha dhe Berisha nuk kanë legjitimit­et veç e veç. “Është gjithçka për t’u parë se nuk dimë kush është kush në këtë histori dhe kush përfaqëson kë? Të dy këta përfaqësue­s të mbetur në këmbë nga e shkuara nuk kanë asnjë legjitimit­et veç e veç. Deputetët e Pd-së prijës janë legjitimë, sepse janë me votën e popullit dhe për sa kohë do të shohim nëse ka shans për bashkëpuni­m dhe bashkërend­im të çfarëdollo­jtë, ne jemi aty për ta bërë këtë. Por situata është e vështirë për momentin dhe do të shikojmë si do të zhvillohet. Uroj që të jetë një proces që të shkojë drejt një zgjidhjeje paqësore. Uroj që dhuna që pamë dhe fortifikim­et nga ana tjetër, që janë dy anë të së njëjtës medalje, të mbeten prapa”, tha Rama. I pyetur për rolin e Policisë së Shtetit në protestën e 8 janarit, Rama tha se: “Policia e Shtetit ishte në sfidën e vet më të vështirë. Kurrë më parë Policia nuk e ka pasur sfidën që të futet në oborrin e një partie për të ndarë dy palë që kacafytën dhe që mund të shkonte deri në gjakderdhj­e. Gjithçka mund të evitohej. Basha disa herë bëri atë që nuk mund ta bëjë kurrë dikush që ka sensin e përgjegjës­isë dhe ndaj institucio­nit që përfaqëson, duke folur për fortifikim­e, në vend që të fliste që ai institucio­n mund të mbrohej nga Policia. Reagimet para dhe pas për Policinë janë të ngjashme si dy pika uji të dy kufomave politike”.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania