Panorama (Albania)

Bumçi: S’e njoh vendimin e Bashës, 8 janari ditë e keqe për demokracin­ë

-

Ish-ministri Aldo Bumçi, i cili u pezullua nga Kryesia e Pd-së, deklaroi se nuk e njeh këtë vendim të Bashës, i cili sipas tij, i ka humbur përjetë demokratët me këto akte që po bën. Gjatë një interviste në “A2 news”, Bumçi i rreshtuar në krah të Sali Berishës, e krahasoi kreun aktual të Pd-së me Kryeminist­rin Edi Rama, ndërsa 8 janarin e cilësoi si një ditë të keqe për demokracin­ë. “Unë nuk jam i pezulluar. Basha nuk ka lidhje më me Pd-në. Lulzim Basha nuk njohu gati 5000 firma të delegatëve të partisë që mbushën stadiumin. Sot ai është njeriu i Edi Ramës. Është një ditë e keqe për demokracin­ë që të arrijmë që qeveria të kontrolloj­ë opozitën. Pa Edi Ramën, Basha nuk do të qëndronte në zyrë, e mbrojti ndërhyrja brutale e Policisë së Shtetit. Lulzim Basha sot është Edi Rama, por që do të kontrolloj­ë godinën e Pd-së. Demokratët i ka humbur përjetë, nuk ka lidhje me Pd-në, është politikish­t i vdekur. Nuk del do të bëjë një mbledhje”, u shpreh Bumçi për “Dita Jonë”. Në lidhje me protestën e dhunshme të 8 janarit, Bumçi deklaroi se të gjithë e dinin që Policia e Shtetit do të ndërhynte kur t’ia kërkonte Lulzim Basha. “Më 8 janar, me 99% ne e dinim që Edi Rama do të ndërhynte kur t’ia kërkonte Lulzim Basha. Ai thirri Policinë, ajo ndërhyri. Kur ka mbështetje­n e demokratëv­e, përse thërret Policinë? Kemi 12 protestues në spital, qindra të asfiksuar nga gazi. Sa ka të lënduar nga brenda godinës? Kishte një protestë për të hapur dyer? Ajo nuk është shtëpia e Lulzim Bashës. Sa ka të lënduar nga rendi? Asnjë”, tha Bumçi.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania