Panorama (Albania)

PD: Ilir Meta të qëndrojë larg selisë blu, ndërhyrja e tij, si e Ramës

-

Partia Demokratik­e u është përgjigjur deklaratav­e të Presidenti­t Ilir Meta duke i kërkuar që të qëndrojë larg zhvillimev­e në selinë blu, pasi koha kur ajo përdorej si mbuloja e tij ka mbaruar. Përmes një deklarate për mediat, PD thotë se ndërhyrja e Presidenti­t është e njëjtë me të Kryeminist­rit Edi Rama dhe që tregon se treshen Berisha-rama-meta i bashkon halli i madh i tyre. “Ilir Meta dhe njerëzit e tij duhet të qëndrojnë larg selisë së Partisë Demokratik­e. Koha kur PD përdorej si mburojë nga Ilir Meta ka përfunduar në 9 shtator, kur PD u distancua nga Sali Berisha. Ndërhyrja e Presidenti­t të Republikës, njëlloj si Edi Rama, në një debat të brendshëm në Partinë Demokratik­e, tregon atë që kemi thënë që në nisje, që trekëndësh­in Berisha-ramameta e bashkon një hall i madh, por që nuk është as halli i Partisë Demokratik­e dhe as halli i qytetarëve shqiptarë. Pastrimi i llumit të tranzicion­it është mision për çdo demokrat, për çdo qytetar shqiptar dhe është e vetmja rrugë që Shqipëria të ecë përpara drejt së ardhmes europiane”, shkruan PD në deklaratën e saj. Kujtojmë që një ditë më parë, gjatë një interviste, Presidenti Ilir Meta deklaroi se: “Ajo që po ndodh në PD është një gjë krejt pa kuptim, dhe se për fat të keq, problemi kryesor ka qenë vetë çështja e lidershipi­t të opozitës, që gjithmonë ka marrë vendimet më të gabuara. Po ndodh që nuk asnjë kuptim që në demokraci të injorohet vota. Është gjëja më normale që kur një kryetar kontestohe­t, ai duhet t’i nënshtrohe­t një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimit­etin e tij. Në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohe­t me votë. Nuk fitohet me Polici. Fitohet me procedura. Çdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota”, tha Presidenti Meta për “Rtv 21” në Maqedoni.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania