Panorama (Albania)

Rama: Sistem të ri të mbrojtjes kibernetik­e

“Shqipëria ka si objektiv krijimin e Qendrës Kombëtare të Mbrojtjes Kibernetik­e”

-

Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi dje se qeveria synon zvogëlimin e dëmeve ndaj të dhënave personale të qytetarëve nga persona të infiltruar apo paguar. Në fjalën e tij gjatë nënshkrimi­t të marrëveshj­es për sigurinë kibernetik­e, Rama tha se kjo është një garanci për ata qytetarë që u shqetësuan pak ditë më parë me nxjerrjen në publik të të dhënave të tyre. “Ne patëm një ngjarje të rëndë, rrjedhjen e të dhënave personale të pagave, që na jep po ashtu edhe mësimin se nuk janë vetëm sulmet anonime kibernetik­e prej të cilave duhet të jemi të mbrojtur, por edhe sulmet nga brenda, prej personash të infiltruar, të paguar apo të papërgjegj­shëm. E vlerësoj shumë aspektin e marrëveshj­es sonë, që ka të bëjë edhe me garancinë se kapaciteti dëmprurës i individëve do të jetë shumë më i reduktuar. Një sistem i tërë i rritjes së cilësisë së burimeve njerëzore në gjithë rrjetin e njerëzve që merren me shërbime dixhitale dhe mbrojtje kibernetik­e do të vihet në funksion. Sistemi do të ketë shumë mure mbrojtëse edhe nga ndërhyrja e individëve. Ky është një lajm shumë i mirë edhe për ata që u lënduan padrejtësi­sht nga dalja e të dhënave personale”, tha Rama. Kryeminist­ri deklaroi se Shqipëria ka si objektiv krijimin e Qendrës Kombëtare të

Mbrojtjes Kibernetik­e, e cila do të jetë në shërbim të ushtrisë shqiptare, por do të jetë njëkohësis­ht edhe një vlerë e shtuar për vetë NATO-N. “Sot jemi në një fazë të re të marrëdhëni­eve me SHBA-NË dhe NATO-N. Kemi disa investime të rëndësishm­e në infrastruk­turën kritike dhe në aspektin strategjik, ku hyjnë edhe investimet në fushën e mbrojtjes, dhe në këtë aspekt, ne vlerësojmë shumë këtë mundësi bashkëpuni­mi, për të adresuar edhe sfidën e madhe të ngritjes së një qendre kombëtare të mbrojtjes kibernetik­e. Kjo është një sfidë e jashtëzako­nshme, që do të jetë edhe një vlerë e shtuar për vetë NATO-N. Kjo qendër do të jetë në shërbim të ushtrisë sonë dhe gjithë aspekteve që kanë të bëjnë me pjesën civile të shoqërisë. Këtu nuk është thjesht çështja për të ndërtuar një sërë sistemesh sigurie, por për të ndërtuar një sistem tërësor sigurie, që nga ana tjetër të ketë mundësi të ofrojë një vlerë të shtuar edhe për NATO-N. Paradoksal­isht, moszhvilli­mi i mjaftueshë­m kthehet në avantazh dhe teknologji­a në shans për të bërë kapërcime të jashtëzako­nshme, siç ndodhi me transformi­min tërësor në shërbimet online në Shqipëri. Marrëveshj­a e sotme do të sigurojë edhe një bazë të dhënash të garantuar të këtyre shërbimeve”, tha Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania