Panorama (Albania)

PS mbledh Kongresin në 29 janar, propozon ndryshime të reja në Statut

Rama: Do t’u japim të rinjve mundësinë që të kenë një mbështetje që të kthehen në aktivistë dhe njerëz të interesuar përtej punëve të veta

-

Partia Socialiste do të mbledhë Kongresin e saj në fund të janarit për t’i dhënë një start të ri aktiviteti­t të saj politik. Vendimi u mor dje në mbledhjen e Kryesisë, të drejtuar nga Kryeminist­ri Rama, ndërsa u prezantua edhe drafti me propozimet e reja në Statutin e Ps-së.

Sekretari i përgjithsh­ëm, në 100 ditët e para në këtë detyrë kishte premtuar se do të sillte një draft më të thjeshtë dhe më funksional të Statutit. Propozimi i ri ka të bëjë me një strukturë të re organizati­ve në çdo degë socialiste në nivel bashkie. Qëllimi i këtij propozimi, mesa duket, ka të bëjë me riorganizi­min e plotë të makinerisë elektorale të Ps-së në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe parlamenta­re. Gjiknuri ka propozuar ngritjen e sekretaria­tit ekzekutiv në nivel bashkie, një forum i barasvlers­hëm me sekretaria­tin qendror, por që do të ketë detyra të ndara organizati­ve me kryetarin e degës apo strukturat e tjera në këtë parti. Pas diskutimev­e të zhvilluara nga anëtarët e Kryesisë dhe propozimev­e përkatëse, grupi i posaçëm i punës për Statutin do të vazhdojë diskutimin në ditët e ardhshme për të hartuar dokumentin përfundimt­ar, i cili do t’u paraqitet për miratim delegatëve të Kongresit. Gjatë punimeve të Kongresit, paralelish­t do të organizohe­t votëbesimi nga Asambleja Kombëtare për sekretaria­tin ekzekutiv të partisë. Në Kryesi u diskutua gjithashtu për aktiviteti­n që do të zhvillohet në 15 janar, në kuadër të 30-vjetorit të Forumit Rinor Eurosocial­ist Shqiptar. HAPJA PËR TË RINJTË Në një prononcim për mediat pas takimit, Rama tha se “Kongresi i Ps-së do të adresojë sfidat e përbashkët­a të partisë dhe qeverisë, si shprehje e kësaj partie e kësaj shumice për 4 vitet që vijnë”. Rama tha se “pjesë e diskutimit ishte edhe ripërtërit­ja e Ps-së me të rinj”. “Në 15 janar kemi një aktivitet të rinisë socialiste dhe progresist­e në funksion të një riorganizi­mi tërësor të të gjithë rrjetit rinor të Ps-së dhe përtej saj, një rrjet vullnetari­zmi, qytetarie progresive, në funksion të komuniteti­t, ku ne dëshirojmë të ndërveproj­më më të rinjtë dhe t’u japim mundësinë që të kenë një mbështetje që të kthehen në aktivistë dhe njerëz të interesuar përtej punëve të veta”, tha Rama.

ANALIZA

Mbi 83 mijë vota të pavlefshme në zgjedhjet e 25 prillit mbetet enigma që socialistë­t kërkojnë të zgjidhin përmes analizës që kanë nisur në çdo qark. Drejtuesit politikë në çdo qark, bashkë me anëtarët e Kryesisë të deleguar për të ndjekur këtë proces, po zhvillojnë analizat e rezultatit zgjedhor për kuptuar se përse Partia Socialiste nuk arriti të marrë më shumë mandate se 74, ndërkohë që nga 83 mijë votat e pavlefshme pretendohe­t se mund të ishim marrë të paktën edhe 4 mandate. Por duket se vota preferenci­ale që deputetët socialistë kërkuan nga zgjedhësit i çoi ata në konfuzion, duke e plotësuar gabim fletën e votimit. Thirrjes së Kryeminist­rit Rama që votuesi të orientohej drejt subjektit të Ps-së për ta votuar, pa shënuar asnjë kandidat për deputet, nuk u dëgjua nga të gjithë, duke çuar në konstatimi­n e një numri rekord votash të pavlefshme. Për të ndaluar këtë precedent që penalizon Ps-në në zgjedhjet e ardhshme, Kongresi vendosi kryerjen e analizës së zgjedhjeve, të rezultatit, se si është votuar në çdo qark, ku kandidatët më të votuar do të rezultojnë se kanë bërë fushatë për ta orientuar votuesin drejt Ps-së dhe emrit të tyre në listë. Zhvillimi i kësaj analize në mënyrë sa më objektive, detyroi kryesocial­istin që të bënte lëvizje të drejtuesve politikë të Ps-së në qarqe, duke krijuar jo pak pakënaqësi. Por, përveç numrit të votave të pavlefshme, në këtë analizë do të shihet edhe roli e kontributi i çdo të zgjedhuri socialist apo të emëruari gjatë fushatës zgjedhore.

 ?? Kryesia e PS ??
Kryesia e PS

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania