Panorama (Albania)

Socialistë­t gati për zgjedhjet e pjesshme vendore, në pritje të dekretit

-

Partia Socialiste vijon përgatitje­t e strukturav­e të saj për zgjedhje të pjesshme në 6 bashki, aty ku vendi i kryetarit mbetet ende vakant prej disa vitesh. Sekretari i përgjithsh­ëm në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, është duke punuar me strukturat e kësaj partie për këtë qëllim. Burime pranë Partisë Socialiste thanë dje për gazetën “Panorama” se pas vendimit të Gjykatës Kushtetues­e për zgjedhjet e 30 qershorit, pritet që Presidenti Meta të dekretojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për 6 bashkitë të cilat drejtohen ose me kryetarë të komanduar, por jo të zgjedhur, ose me ish-kryetarin, por pa mandat, siç është rasti i Shkodrës, ose me nënkryetar­ët. Vakancat kanë ardhur pas dorëheqjev­e për shkak të ligjit të dekriminal­izimit, apo proceseve penale ndaj kryetarëve të zgjedhur në vitin 2019. Shkodra ishte bashkia që do të krijonte precedenti­n e parë të drejtimit pa kryetar. Në zgjedhjet lokale të qershorit 2019, për shkak se prekej nga ligji i dekriminal­izimit, Valdrin Pjetri dha dorëheqjen nga marrja e detyrës. Pas një deklarate të pamatur, pak ditë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Valbona Sako, dha dorëheqjen nga posti, për t’u zëvendësua­r nga Emirjana Sako. Ligji i dekriminal­izimit do të prekte kryetarin e Vorës, Agim Kajmaku. Ndarja nga jeta e kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, Haxhi Memolla, do të vendoste në krye të këtij institucio­ni nipin e këtij të fundit, Edision Memollën. Ndërsa në zgjedhjet parlamenta­re të 25 prillit, kryetari i Bashkisë Dibër, Dionis Imeraj, do të garonte për deputet, ndaj karrigen e tij në krye të Bashkisë e zuri Shkëlqim Murrja. I fundit që do të mbyllte sagën e bashkive pa kryetar ishte kryebashki­aku i Lushnjës, Fatos Tushe, i cili u shkarkua nga Kryeminist­ri Rama, pasi u arrestua për korrupsion nga SPAK.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania