Panorama (Albania)

OBSH: Po rriten me shpejtësi rastet e reja

-

Ndërsa varianti “Omicron” përhapet me shpejtësi në Europë, Organizata Botërore e Shëndetësi­së u kërkoi vendeve europiane që ta bëjnë të detyrueshm­e përdorimin e maskave në mjedise të mbyllura dhe t’i japin përparësi vaksinimit, edhe me dozë përforcues­e, për kategoritë më të rrezikuara të shoqërisë, si punonjësit shëndetëso­rë dhe të moshuarit. Gjatë javës së parë të janarit në Europë janë identifiku­ar më shumë se 7 milionë raste të reja me variantin “Omicron”, shkruan “Zëri Amerikës”, çka përbën dyfishim të rasteve në vetëm dy javë. Drejtori i OBSH-SË për Europë, Hans Kluge, tha sot (dje) në një konferencë shtypi se 26 vendet europiane raportojnë se çdo javë mbi 1 për qind e popullsisë së tyre po infektohet me COVID. Kluge shtoi se situata aktuale po shuan shpresat e vendeve që të parandaloj­në mbingarkes­ën në sistemet e tyre të shëndetësi­së. Ai parashikon infektimin e gjysmës së popullsisë në Europën Perëndimor­e në gjashtë deri tetë javët e ardhshme. “’Omicron’ lëviz më shpejt dhe shtrihet më gjerë se çdo variant tjetër i koronaviru­sit. Prandaj u bëjmë thirrje vendeve që ta bëjnë të detyrueshm­e përdorimin e maskave të cilësisë së lartë në mjediset e mbyllura, të ofrojnë ato për kategoritë e rrezikuara dhe t’i japin përparësi vaksinimit të njerëzve edhe me dozën përforcues­e. Punonjësit shëndetëso­rë dhe të tjerët që kryejnë punë thelbësore duhet të kenë qasje të hershme në dozën përforcues­e, që shërbimi i tyre të mos ndalet”, thotë ai. Më herët zyra e OBSH-SË në Gjenevë u kishte kërkuar vendeve të pasura që të mos fillonin shpërndarj­en e dozave përforcues­e, por t’i dhuronin ato te vendet e varfra, ku nivelet e vaksinimit janë ende të ulëta. Ndërsa “Omicron”-i vazhdon të përhapet në lindje të kontinenti­t europian, Kluge u shpreh i shqetësuar se vendet me përqindje të ulët të vaksinimit do të përjetojnë shtim të madh të rasteve me variantin e ri. Në Danimarkë, theksoi ai, shtrimet në spital të të pavaksinua­rve ishin gjashtë herë më të larta se të atyre që janë imunizuar.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania