Panorama (Albania)

Vdekja e 3-vjeçarit në kopsht, zbardhet letra e edukatores

Gjykata e Fierit lë në burg për 30 ditë Redina Binjakun, mungoi në sallën e gjyqit. Akuza që ka ngritur Prokuroria ndaj saj

- MAJLINDA RAMA

Gjykata e Fierit ka lënë në burg edukatoren e një kopshti në Fier ku të premten e javës së kaluar ndërroi jetë në rrethana ende të pa sqaruara plotësisht një fëmijë 3-vjeçar.

Ndaj edukatores Redina Binjaku është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”. Gjykata ka vendosur 30 ditë burg për Binjakun, e cila akuzohet nga organi i akuzës për shkelje të rregullave në punë. Në dëshminë e saj edukatorja 27-vjeçare u shpreh se fëmija u mbyt me kapuçin e tij gjatë kohës që kishte shkuar të merrte çantën e varur. Ndërkohë që familjarët e vogëlushit kërkojnë zbardhjen e ngjarjes me pretendime­t se ka qenë e pamundur që fëmija të mbytej në një lartësi të tillë.

LETRA

Edukatorja e arrestuar nuk ka marrë pjesë në seancën e djeshme gjyqësore në Gjykatën e Fierit, duke preferuar të përfaqësoh­et me avokat mbrojtës. Në letrën e siguruar nga “Panorama”, ajo shkruan se është shumë e ngarkuar nga ana psikologji­ke, ndaj nuk mund të marrë dot pjesë në seancë. Gjithashtu, Binjaku i shpreh ngushëllim­et familjes. “Unë shtetasja Redina Binjaku mora njoftim për seancën gjyqësore të datës 11.01.2022 ora 10:00. Në radhë të parë, i shpreh ngushëllim­et më të sinqerta familjes së të miturit, Noah Kodheli. Jam shumë e ngarkuar psikologji­kisht prej situatës në të cilën ndodhem. Për këtë shkak, nuk mund të marr pjesë në zhvillimin e seancës për vlefshmëri­në e arrestit dhe caktimin e masës së sigurisë personale. Kërkoj të përfaqësoh­em nga avokati im Ylli Asimetaj, anëtar i dhomës së Avokatisë”, thuhet në letër. Ngjarja tragjike u regjistrua mesditën e së premtes në një kopsht privat në qytetin e Fierit. Policia njoftoi se një fëmijë i moshës 3-vjeçare ka ndërruar jetë. Burimet bëjnë

 ?? ?? Kopshti ku humbi jetën 3-vjeçari
Kopshti ku humbi jetën 3-vjeçari
 ?? ?? Letra e edukatores
Letra e edukatores
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania