Panorama (Albania)

PRECEDENTI BRENDA TRE MUAJVE

-

Ky është rasti i dytë ku brenda pak muajsh gjykata liron nga qelitë autorët e dyshuar nga Policia si të përfshirë në vrasje. Më 27 shtator të vitit të shkuar, qelitë e burgut i lanë shtetasit Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës, ngjarje e ndodhur më 11 qershor të vitit 2020 në zonën e Komunës së Parisit. Pavarësish­t se Marku dhe Mali u dyshuan si të përfshirë në atentat, për shkak se Billa kishte vrarë vëllanë e Viktorit, Gjykata i liroi ata për mungesë provash. Dosja për vrasjen e Billës rrezikon të arkivohet, duke mbetur e pazbardhur vrasja e 41-vjeçarit. Qelizat telefonike, si dhe kamerat e sigurisë në zonën ku ndodhi vrasja, nuk i kanë dhënë asnjë fakt organit të hetimit për të zbardhur autorësinë e vrasjes. Dy telefonat e viktimës nuk janë shkoduar dot, dhe për pasojë, hetuesit nuk mund të zbulojnë ndonjë të dhënë në këtë drejtim. midis viktimës dhe 20-vjeçarit ishte shitja e një apartament­i në Shkodër nga ana e ish-kryekomuna­rit. Ajo banesë në kohën kur jetonin familjarët e ish-deputetit është përfshirë nga një zjarr dhe aty ka humbur jetën një prej familjarëv­e të viktimës, dhe në këtë mënyrë, ish-deputeti ka vendosur që ta shesë. Blerësi është shtetasi Kristjan Kelmendi, i cili pasi ka paguar një pjesë të parave për shtëpinë e blerë, ka pasur për t’i dhënë edhe një shumë prej 20 mijë eurosh. Por biznesmeni Ujka në atë kohë i ka thënë se nuk i donte ato para, duke qenë se aty ka humbur jetën një familjar i tij. Kohët e fundit viktima, për shkak të problemeve ku dyshohet se është futur në borxhe të pashlyera, ka telefonuar 20-vjeçarin, i cili ndodhej në Itali, duke i kërkuar që t’i japë shumën prej 20 mijë eurosh, por i riu ka kundërshtu­ar.

 ?? ?? Ish-deputeti i vrarë, Pashk Ujka
Ish-deputeti i vrarë, Pashk Ujka

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania