Panorama (Albania)

I dënuar me 3 vite burg, 20-vjeçari kryente trafik droge

Trafikonte edhe tritol drejt Greqi, kush është i riu i arrestuar

-

SARANDË-NJË 20-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë në kuadër të një operacioni të koduar “Redline”. Sipas policisë, 20-vjeçarisur­jat Rroshi, banues në fshatin Mesopotam, Sarandë, rezulton i dënuar nga Gjykata e Apelit Gjirokastë­r me 2 vite e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe i municionit”. Ndërsa rezulton në kërkim për një tjetër vepër penal për të cilën ishte dënuar me rreth 3 vite burg, Rroshi,dyshohet si një nga autorët e ngjarjes së datës 28 dhjetor të vitit të shkuar, në fshatin Kakavije, ku u gjetën 44 kilogramë e 500 gramë lëndë narkotike cannabissa­tiva, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek. “Gjithashtu, si rezultat i hetimeve të kryera nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëv­e dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastë­r rezulton se ky shtetas është njëri prej autorëve të ngjarjes së ndodhur në datën 28.12.2021, në pyllin midis fshatit Kakavijë dhe fshatit Dritë, ku nga shërbimet e Policisë u gjetën 42 pako të mbështjell­a me qese plastike, në brendësi të të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike cannabissa­ttiva, me peshë totale 44 kilogramë e 500 gramë, 4 kallëpe me lëndë plasëse, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcj­ellës, në tentativë për t’i trafikuar në shtetin grek. Vijon puna për identifiki­min dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet në ngarkim të shtetasit Surjat Roshi i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastë­r, për veprat penale “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyes­e dhe municionit”, “Trafikim i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpuni­m dhe “Trafikim i lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktiv­e” kryer në bashkëpuni­m. OPERACIONI NË MIRDITË Ndërkohë, në Mirditë policia sekuestroi një sasi prej 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike e dyshuar cannabissa­tiva. Operacioni u ndërmor pas informacio­neve në rrugë operative. “Në vijim të punës për parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në fushën e prodhimit

dhe shitjes së narkotikëv­e, bazuar dhe në informacio­net e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullont­e me automjet dhe posedonte lëndë narkotike, shërbimet e DVP Lezhë, në bashkëpuni­m me Komisariat­in e Policisë Mirditë, kanë organizuar punën dhe në Reps, Mirditë, kanë lokalizuar mjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin D. L.gjatë kontrollit në mjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua­r 3 kilogramë e 200 gramë lëndë narkotike të dyshuar cannabissa­tiva”, sqaroi policia. Materialet iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e”. sh.d

 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania