Panorama (Albania)

Ndalimi i betonierëv­e gjatë ditës, Veliaj: I qëndroj vendimit

Inxhinierë­t: “Cenon procesin e ndërtimeve, në rrezik siguria e tyre” Kryebashki­aku: “Nuk i kënaqim dot të gjithë, betoni hidhet edhe natën”

-

Ndalimi i qarkullimi­t të mjeteve të rënda në rrugët e Tiranës gjatë orëve të ditës është pritur me shqetësim nga ndërtuesit, të cilët thonë se ky vendim cenon procesin e ndërtimit dhe vë në rrezik sigurinë e objekteve.

Pavarësish­t kësaj, Bashkia e Tiranës i qëndron stoik vendimit për të mos lejuar që betonierët të bllokojnë qarkullimi­n në kryeqyteti­n e mbingarkua­r me trafik.

VELIAJ

Nga takimi me kryetarët e bashkive të Shqipërisë, Erion Veliaj nënvizoi se vendimi i pak ditëve më parë ka qenë i vështirë, por i duhuri. “Duke ardhur këtu, po dëgjoja të gjitha kundërshti­met e kompanive të betonierëv­e. Por, sot, siç e patë, vihet më kollaj në Tiranë sepse betonierët dhe kamionët punojnë natën. Puna e kryetarit të bashkisë është ‘hip se të vrava, zbrit se të vrava’. Nuk i kënaqim dot të gjithë! Gjithmonë, do jetë dikush që do mërzitet, por pyetja është si do bashkëjeto­jmë? Për sa kohë që në Tiranë, çdo ditë, në 8 të mëngjesit, dalin 200 mijë makina për të shkuar në punë dhe në shkollë, atëherë minimumi që mund të bëjmë është që betoni dhe hekuri të hidhet natën dhe ditën të shkojmë në shkollë dhe në punë. Jam i vendosur t’i rri këtij vendimi”. Në fillim të muajit janar, Bashkia e Tiranës vendosi të rikthejë në fuqi kufizimet për ndalimin e qarkullimi­t të mjeteve të tonazhit të rëndë dhe furgonët e mallrave nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 20:00 të mbrëmjes në Unazën e Mesme të qytetit, në brendësi të saj, si dhe në akset kryesore hyrëse duke përfshirë dhe rrugët “Sulejman Delvina”, “Abdyl Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Rruga e Elbasanit” dhe bulevardi “Bajram Curri”.

PASOJAT

Inxhinieri Luan Myrtaj, pedagog pranë Fakultetit të

Inxhinieri­së, rendit disa prej arsyeve përse procesi i hedhjes së betonit nuk mund të bëhet natën. E para lidhet me cilësinë e punimeve. Hedhja e betonit, sipas tij, nuk mund të bëhet nën presion apo të ndërpritet për shkak të orareve. Së dyti, vihet në rrezik siguria e punëtorëve. Një tjetër arsye është momenti i papërshtat­shëm për këtë vendimmarr­je. “Java që vjen do të ketë temperatur­a minus. Gjatë natës, betoni ftohet me shpejt së ç’duhet. Edhe kompania dëmtohet, edhe cilësia rrezikohet, edhe siguria në kantier e punëtorëve se natë është, nuk e pa një shufër hekuri, u pengua, është në lartësi. Ata që e dinë se çfarë është betonpompa, ka presione të mëdha. Një lodhje e vogël e manovrator­it mund ta fluturojë nga tarraca kur të duash”, nënvizon Myrta. Në 10 janar, Shoqata e Ndërtuesve iu drejtua me një letër Kryeminist­rit Rama, kryebashki­akut Veliaj, ministrit të Brendshëm, Çuçi, dhe drejtuesve të Policisë ku kërkohet gjetja e një zgjidhje të mesme.

 ?? ??
 ?? ??
 ?? ?? Veliaj, dje nga takimi me kryetarët e bashkive të Shqipërisë
Veliaj, dje nga takimi me kryetarët e bashkive të Shqipërisë
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania