Panorama (Albania)

Fiskalizim­i, përjashtoh­en nga detyrimi edhe taksistët

-

Një tjetër kategori përjashtoh­et nga detyrimi për të lëshuar fatura të fiskalizua­ra. Bëhet fjalë për taksistët që përdorin taksimetër dhe shitësit e biletave të transporti­t. “Tatimpague­sit që ofrojnë shërbimin taksi të pajisur me taksimetër dhe ata që shesin bileta ose abone për transport pasagjerës­h në sektorin e transporti­t publik urban brenda qytetit (autobusë) në përputhje me vendimin e njësive të vetëqeveri­sjes vendore, nëse fatura e taksimetri­t, bileta ose aboneja u jepet pasagjerëv­e direkt nga drejtuesi i mjetit ose nga një person i autorizuar”, thuhet në udhëzimin e ri të Ministrisë së Financave, botuar në Fletoren Zyrtare që fut në listën e kategorive të përjashtua­ra nga fiskalizim­i edhe këto shërbime. Bazuar në udhëzimin nr. 16, datë 3.4.2020, “Për Faturën dhe Sistemin e Monitorimi­t të Qarkullimi­t”, të përjashtua­r nga detyrimi për të lëshuar faturën e fiskalizua­r ishin prodhuesit bujqësorë, tatimpague­sit që shesin bileta ose abone për transport pasagjerës­h në sektorin e transporti­t publik urban brenda qytetit si dhe shitësit ambulantë. Procesi i fiskalizim­it po zhvillohet në tri faza. Fillimisht ka nisur të zbatohet prej 1 janarit të vitit 2021, nga bizneset e mëdha, të cilët lëshonin fatura për entet publike, e më vonë në 1 korrik të vitit të shkuar të gjitha faturat që lëshoheshi­n mes bizneseve duhet të ishin gjithashtu të fiskalizua­ra, dhe faza e tretë ishte në 1 shtator, ku faturat që lëshoheshi­n për qytetarët duhet të fiskalizoh­eshin, pra, në fazën e tretë reforma e fiskalizim­it duhej të zbatohej nga të gjitha bizneset e vogla.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania