Panorama (Albania)

Banesat e dëmtuara nga tërmeti, banorët: Punimet, pa cilësi

Denoncimet nga Kurbini: “Objektet s’po ndërtohen sipas projekteve të qeverisë, s’kemi siguri për banesat e reja. Bashkia s’përgjigjet”

- ELVIS HILA

Banorët e një blloku pallatesh të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Laç ngrenë dyshime për cilësinë e punimeve për rikonstruk­sionin e shtëpive.

Ata u ngritën në protestë, me pretendimi­n se punimet që kanë nisur nuk po realizohen siç duhet. “Ky ka ikur si mur, kërkojmë specialist­ë ta shohin që të futen brenda njerëzit”, thotë një banor. Katër pallatet, ngjitur me njëri-tjetrin, kanë pësuar dëmtime që ende janë të dukshme. Banorët kërkojnë që të bëhet transparen­t projekti i rikonstruk­sionit të tyre, pasi thonë se nuk kanë siguri që të jetojnë aty. “Themelet nuk i kanë hapur tamam, projekti është me u shembur të gjitha ballkonet, themelet i kanë lënë pa futur, hekurin. Të bëhet pallati sipas projektit të shtetit ose të ndalojnë punimet. Nuk kemi aspak siguri që të jetojmë me familjet tona aty. Kërkojmë sa më parë që të vinë inxhinierë­t e të na japin shpjegim. Si mund të nisë puna pa paraqitur më parë projektin dhe afishuar te kantieri. Kjo është e papranuesh­me dhe ne jemi totalisht kundra”, thotë një banor. Ndërsa një tjetër banor tregon se nuk do të lejojnë që të vijojnë punimet, nëse nuk do t’ju bëhet publik projekti. “Ne e kemi pritur prej dy vitesh këtë ditë, por s’po dimë se çfarë po bëhet këtu. Nuk jemi kundra punimeve, por kërkojmë që projekti të bëhet transparen­t, pasi siç e dini, pallati është dëmtuar nga brenda dhe jashtë. Ka pasur dëmtime serioze dhe nuk kemi aspak siguri që të jetojmë aty. Nuk po përforcohe­t fare struktura dhe kjo është e papranuesh­me”, thotë një tjetër banor.

“BASHKIA E KURBINIT NUK NA PËRGJIGJET”

Shqetësimi­n thonë se e kanë ngritur edhe në Bashkinë e Kurbinit, por nuk kanë marrë përgjigje. “Kemi shkuar disa herë dhe jemi ankuar në Bashkinë e Kurbinit, por kryetarja nuk e vë ujin në zjarr për këtë punë. E kanë për detyrë të sqarojnë banorët, jeta jonë është në rrezik. Nuk e kuptoj pse na lënë në mëshirë të fatit, derisa e kanë për detyre të na japin përgjigje. Shpresojmë në një reagim të shpejtë, ose në të kundërt, nuk do të lejojmë firmën që të vijojë punimet, pasi kemi të bëjmë me jetën tonë. Si mund të kemi siguri të hymë në shtëpi, pa ditur a po bëhen siç duhet punimet. Gjithashtu kërkojmë që edhe apartament­et brenda të riparohen sipas shkallës së dëmtimit”, thotë një tjetër banore.

ÇFARË THONË AUTORITETE­T

I kontaktuar përmes telefonit në lidhje me këtë çështje, drejtori i Planifikim­it Urban

në Bashkinë Kurbin, Benard Pali, rrëzon pretendime­t e banorëve. Ai thotë se pallatet e dëmtuara nga tërmeti po rikonstruk­tohen brenda të gjitha parametrav­e teknikë, duke dhënë garanci për jetën e banorëve. Ndërkohë, në këtë bllok pallatesh janë 48 familje të cilat kanë mbi 2 vjet që banojnë me qira. Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019 dhe deri më tani ka përfunduar rindërtimi i vetëm 520 apartament­eve, me financim të qeverisë turke.

 ?? ?? Banorët e prekur nga tërmeti në Kurbin
Banorët e prekur nga tërmeti në Kurbin
 ?? ?? Pallatet në rikonstruk­sion pas tërmetit
Pallatet në rikonstruk­sion pas tërmetit
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania