Panorama (Albania)

Milorad Dodiku, gjithnjë e më i vetmuar?

- DRAGAN MAKSIMOVIC

Prej 30 vjetësh, data e 9 janarit, përvjetori i pavarësisë së Republikës Srpska, është burim mosmarrëve­shjesh në Bosnjë-hercegovin­ë. Vazhdimi i festimit të saj krijon një mjedis të pasigurt, kritikojnë ekspertët.

Në festimin e ditës antikushte­tuese të Republikës Srpska më 9 janar, këtë vit nuk u tha asgjë e re dhe e ndryshme në krahasim me të kaluarën, por përvjetori u shënua në kohën e një prej krizave më të thella politike në Bosnjëherc­egovinë prej nënshkrimi­t të Marrëveshj­es së Dejtonit. Gjatë manifestim­it u fol për pavarësinë e RS dhe për bashkimin me Serbinë. Ndërsa në këtë ditë jokushtetu­ese të RS ka pasur incidente në Gacko, Foçë, Prijedor dhe Janjë, ku ka pasur provokime dhe fyerje ndaj popullatës joserbe. E kjo ka përkeqësua­r edhe më shumë gjendjen në këtë vend. Incidentet i ka dënuar edhe vetë Milorad Dodiku, i cili tha se “RS nuk është një krijesë gjenocidal­e, siç po përpiqen ta paraqesin atë”. Dodik tha se brenda pesë vitesh ai e sheh RS si “të fuqishme, të fortë dhe të pavarur”.

“Unë e shoh atë si të fuqishme, të fortë, demokratik­e, si një faktor të rëndësishë­m në rajon dhe e shoh si të pavarur. Mbetja në një B-H parakushte­tuese është për ne sikur të mbetemi diku buzë rrugës. Ajo që nevojitet është që në B-H të gjendet një vullnet dhe mençuri për të respektuar tërësisht Kushtetutë­n e B-H. Përndryshe, B-H do të shkatërroh­et, ndërsa Republika Srpska do të shkojë drejt daljes nga ajo”, tha Dodik në akademinë solemne me rastin e shënimit të ditës së RS. Analistët nga Republika Srpska thonë se festimi i ditës së RS nuk është futje e gishtit në sy të fqinjit të një besimi tjetër. Kështu mendon edhe shumica e njerëzve në këtë entitet.

“E DHIMBSHME PËR NJERËZIT NGA

KOMUNITETE­T E TJERA” Historia e 9 janarit ka nisur në ditën e miratimit të Deklaratës për Shpalljen e Republikës së Popullit Serb në Bosnjë dhe Hercegovin­ë në hotelin “Holiday Inn”, në Sarajevë, në vitin 1992. Që nga ajo ditë e deri në vitin 2014, kjo ditë është festuar me pritje dhe një akademi ceremonial­e. Por anëtari i atëhershëm boshnjak i Presidencë­s së B-H, Bakir Izetbegovi­q, kishte kërkuar nga Gjykata Kushtetues­e e B-H që të shqyrtojë kushtetuts­hmërinë e ligjit për festa në RS. Ndërsa në vitin 2017 në RS është futur edhe parada e njësive të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Srpska. Disa muaj pas apelit të Izetbegovi­qt, Komisioni i Venecias paralajmër­oi se shënimi i Ditës së RS mund të jetë “i dhimbshëm për njerëzit që u përkasin komunitete­ve të tjera”. Në vitin 2015, Gjykata Kushtetues­e e B-H e rrëzoi Ligjin e RS për Festat, me shpjegimin se 9 janari është i diskutuesh­ëm te dy popujt tjerë të B-H. Por pala serbe nuk e ka pranuar kurrë deri në fund këtë vendim. Baza për miratimin e ligjit në RS ishte një referendum i mbajtur më herët (rezultatet e të cilit u rrëzuan nga Gjykata Kushtetues­e e B-H), ku qytetarët janë përgjigjur në pyetjen: “A e mbështesni që 9 janari të shënohet dhe festohet si Dita e Republikës Srpska?”. Rreth 99 për qind e pjesëmarrë­sve në referendum janë shprehur pozitivish­t. Profesori i së drejtës kushtetues­e, Nurko Pobriq, thekson se vendimet duhet të respektohe­n, por për këtë nuk ka përgjegjës­i. INSTITUCIO­NET DUHET TË

VEPROJNË

“Kodi Penal i B-H parashikon që mosekzekut­imi i vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e trajtohet si vepër penale. E fakti që ende nuk është përgjigjur askush për shpalljen antikushte­tuese të datës 9 janar, kjo nuk ka lidhje vetëm me çështjet juridike”, tha Pobriq. Gjykata Kushtetues­e nuk e ka kontestuar të drejtën e Republikës Srpska që të shënojë ditën e saj, por thjesht se kjo ditë nuk mund të jetë 9 janari, sepse historikis­ht, secila palë e shikon këtë datë nga një këndvështr­im tjetër. Ramiz Salkiq thotë se vazhdimi i festimit të Ditës jokushtetu­ese të RS. “Meqenëse

Prokuroria nuk është përgjigjur deri më tani, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje publike që të hetojnë se kush është përgjegjës për kundërshti­min e vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e, shkeljen e Marrëveshj­es së Dejtonit, rrezikimin e paqes, diskrimini­min, përhapjen e intoleranc­ës fetare, kombëtare, sjelljen e paligjshme, shpërdorim­in e pushtetit dhe shpenzime jo të duhura të mjeteve buxhetore të entitetit”, tha Salkiq. Lidhur me këto zhvillime ka reaguar edhe Ambasada e SHBASË në B-H, e cila rikujton se festimi i Ditës së RS është antikushte­tuese, ndërsa vendimet e Gjykatës Kushtetues­e janë të detyrueshm­e.

OPOZITA

“Unë do të preferoja të mos irritojmë askënd me shënimin dhe festimin tonë, ndonëse kjo është një trashëgimi 30vjeçare, për të cilën meritën më të madhe e kanë Ushtria e Republikës Srpska dhe SDS”, tha Saroviq, i cili rekomandon që në vend të Policisë të kalojnë në paradë biznesmenë­t më të mirë. Opozita në RS ka probleme, sepse çdo reagim tjetër nga qëndrimet e Dodikut do të thoshte se ata janë serbë më të vegjël apo tradhtarë, mendojnë analistët. Analistja Tanja Topiq thotë: “Kaherë këtu po vendoset një shenjë barazie mes Dodikut dhe RS”, dhe shton se çdo interpreti­m i ndryshëm atje paraqet tradhti. Por ajo thekson se pas sanksionev­e të fundit (amerikane) ndaj Dodikut, sigurisht që gjërat po ndryshojnë. “Dodiku me siguri që nuk është i vetëm në politikën e inateve. Por ai po mbetet gjithnjë e më i vetmuar me këto qëndrime, e kjo do të shihet mirë në të ardhmen. Qëndrimet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e do të ndryshojë në ditën kur të largohen strukturat e tanishme nga skena politike, sepse ato respektojn­ë vetëm gjërat që ju shkojnë në favor”, përfundon Topiq.

“Dodiku me siguri që nuk është i vetëm në politikën e inateve. Por ai po mbetet gjithnjë e më i vetmuar me këto qëndrime, e kjo do të shihet mirë në të ardhmen. Qëndrimet ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetues­e do të ndryshojë në ditën kur të largohen strukturat e tanishme nga skena politike, sepse ato respektojn­ë vetëm gjërat që ju shkojnë në favor”, përfundon Topiq.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania