Panorama (Albania)

Po mblidhte kanoçe, apeli për fëmijën rom të aksidentua­r

Të afërmit: Nuk kemi para për ndërhyrjen kirurgjika­le

-

Sigurimi i ushqimit të përditshëm përmes mbledhjes së skrapit, për pak sa nuk u kthye në tragjedi për familjen Zakaj në Lezhë. Dy djemtë e kësaj familjeje rome dhe një i afërm i tyre mbetën të plagosur, pasi triçikli, me të cilin po lëviznin, u përplas nga një automjet në rrugën e vjetër Lezhë-laç. Aksidenti ndodhi mesditën e së premtes pranë fshatit Manati të Lezhës dhe dy prej fëmijëve ndodhen në gjendje të stabilizua­r shëndetëso­re, ndërsa tjetri ka marrë plagë më të shumta dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjika­le. Familja nuk ka mundësi financiare për kryerjen e operacioni­t dhe apelojnë për ndihmë që djali i tyre t’i kthehet sa më parë normalitet­it. “Kanë pësuar aksident fëmijët se dolën për të mbledhur hekura dhe kanoçe për sigurimin e copës së bukës. Një prej djemve është në gjendje më të rënduar, ka thyer këmbën në dy copa. Të na ndihmojnë për ta futur në operim, sepse duhen lekë, por nuk kemi. Nëna i rri te spitali, i ati ka dalë të gjejë lekë te shokët e vet. Jemi shumë keq për gjendjen financiare, s’kemi të ardhura. Halli i detyron fëmijët të dalin për të mbledhur kanoçe, sepse nuk kanë zgjidhje tjetër”, shprehet Leonora Mitro, halla e djalit të vogël. Shumë familje rome në rajonin e Lezhës, mes të cilëve dhe fëmijë, e kanë kthyer mbledhjen e skrapit në burim jetese, ndërsa nuk kanë munguar rastet kur triçiklet, të cilat lëvizin në rrugë pa asnjë lloj kushti teknik, janë kthyer në burim aksidenti, shprehherë edhe me pasoja fatale. Nga veprimet paraprake të Policisë, bëhet me dije se shkak për aksidentin e së premtes është bërë pakujdesia e drejtuesit të triçiklit, i cili ka dalë në korsinë e gabuar të rrugës, duke sjellë edhe përplasjen me automjetit tip “Benz” që po lëvizte në drejtim të Laçit. e.h

 ?? ?? Nga aksidenti i fëmijëve romë
Nga aksidenti i fëmijëve romë
 ?? ?? E afërmja e fëmijëve
E afërmja e fëmijëve
 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania