Panorama (Albania)

“I nderuar që jam pranë këtij burri patriot!”, Begaj zbardh takimin 90 minuta me Moisiun

Një ditë pas votimit si President, pse Begaj zgjodhi Moisiun Kreu i ri i shtetit: Alfred Moisiu tanimë i përket historisë së vendit tonë si një President i të gjithë shqiptarëv­e

- VALENTINA MADANI

Presidenti i ri Bajram Begaj i shoqëruar nga Garda e Republikës udhëtoi dje drejt Baldushkut ku kishte fiksuar një takim me ishpreside­ntin Alfred Moisiun. Jo, rastësisht takimin e parë e kërkoi me të.

Të dy, veçse në kohë të ndryshme zhveshën kostumin e ushtarakut për një shërbim madhor ndaj vendit, drejtimin e presidencë­s shqiptare. I lidh karriera ushtarake, por edhe përvoja e mëparshme e Alfred Moisiut në krye të shtetit. Ndaj përgjatë 90 minutave së bashku, larg vëmendjes mediatike dhe temperatur­ave të larta të kryeqyteti­t, Bajram Begaj dëgjoi me vëmendje çdo fjalë siç u shpreh ai: “Të këtij burri të urtë dhe patriot”. Pas bisedës së zhvilluar me Alfred Moisiun, Presidenti i zgjedhur Bajram Begaj publikoi një foto me ish-kreun e shtetit ku shfaqet me dhuratën simbolike që mori prej tij, librin me kujtime “Mes Nanos dhe Berishës”. Lidhur me takimin mes tyre, Presidenti i ri vlerësoi paraardhës­in e tij, duke e quajtur Alfred Moisiun një burrë të urtë dhe patriot. Sipas Bajram Bajram Begajt tashmë Moisiu i përket historisë së vendit si President i të gjithë shqiptarëv­e. “I përulur dhe i nderuar pranë këtij burri të urtë dhe patriot, i cili tanimë i përket historisë së vendit tonë si një President i të gjithë shqiptarëv­e. Me të gjithë shqiptarët dhe për të gjithë shqiptarët. Faleminder­it me mirënjohje për bekimin tuaj zoti President, Alfred Moisiu!”, tha Begaj për “Report Tv”. Deri në marrjen e detyrës së Presidenti­t të Republikës së Shqipërisë, Begaj do të zhvillojë disa takime të tjera. Në ditët dhe javët në vazhdim pritet të ketë takime me ish-presidentë të tjerë të vendit si Bamir Topi dhe Rexhep Mejdani. Bajram Begaj u zgjodh nga Parlamenti ditën e shtunë me 78 vota pro, 4 kundër dhe 1 absten

im, duke marrë edhe një votë nga opozita, ndërsa Berisha dhe Alibeaj e bojkotuan votimin. Përzgjedhj­a e tij nga Ps-ja në krye të shtetit, për të pasuar kështu Ilir Metën në 24 korrik, solli reagime

dhe kundërshti nga opozita, e cila e cilësoi zgjedhjen e Begajt antikushte­tuese. Gjatë votimit për emrin e Bajram Begajt për President, deputetët demokratë dhe kreu i Pd-së,

Sali Berisha, braktisën procesin e votimit. Begaj është Presidenti i tretë i Shqipërisë, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani që vjen nga karriera ushtarake.

 ?? ?? RAMA DUKE URUAR PRESIDENTI­N E RI PAS VOTIMIT NE KUVEND
RAMA DUKE URUAR PRESIDENTI­N E RI PAS VOTIMIT NE KUVEND
 ?? ?? Presidenti i ri, Bajram Begaj
Presidenti i ri, Bajram Begaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania