Panorama (Albania)

Presidenti i ri, SHBA uron Begajn: Kontribuoi në fushën e mbrojtjes

-

Ndërkombët­arët uruan dje Bajram Begajn për zgjedhjen në krye të shtetit si Presidenti i ri për 5 vitet e ardhshme. SHBAJA, teksa vlerësoi Begajn, vuri theksin se mezi presin që të bashkëpuno­jnë për forcimin e marrëdhëni­eve mes vendeve. “Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës uron Bajram Begaj për zgjedhjen e tij si Presidenti i ardhshëm i Shqipërisë. Si shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm, ai kontribuoi në mënyrë domethënës­e në bashkëpuni­min midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes. Ne presim me kënaqësi që të vazhdojmë të punojmë me të në detyrën e tij të re dhe të forcojmë më tej partnerite­tin midis vendeve tona”, shkruan Ambasada e SHBA-SË. Një reagim për zgjedhjen e Begajt në krye të shtetit pati edhe ambasada gjermane në Shqipëri. Sipas saj, zgjedhja e Presidenti­t qëndron mbi politikën e ditës, duke nënkuptuar opozitën për bojkotin në seancë. Në reagimin në “Facebook” thuhet se zgjedhja e Presidenti­t qëndron mbi politikën e ditës duhet të ishin bashkuar për të kapërcyer llogoret politike dhe për të mbështetur kulturën e bashkimit. “Përgëzoj përzemërsi­sht z. Bajram Begaj për zgjedhjen si President i ri i Republikës së Shqipërisë ditën e sotme. Zgjedhja e Presidenti­t qëndron mbi politikën e ditës. Ajo krijon mundësinë unike për t’u angazhuar në shenjë të bashkimit si dhe – nisur nga sfidat, përpara të cilave gjendet Shqipëria - për të punuar në kapërcimin e llogoreve politike e për të mbështetur kulturën e bashkimit përtej partive. Në këtë kontekst i uroj z. Bajram Begaj shumë forcë e çdo të mirë”, shkruan ambasada gjermane. Përtej numrave me të cilat Kuvendi zgjodhi Bajram Begajn, për Kryeminist­rin Edi Rama procesi nuk ishte i lehtë. “Nuk ka asnjë rëndësi se ka qenë përfundimi aritmetik. Ky proces është kurorëzuar me një provë të prekshme për të gjithë se PS është këtu për të bërë më të mirën që zgjedhjet, vendimet dhe aktiviteti si shumicë të shkojnë me interes të vendit. Ishte një proces aspak i lehtë. Me një sallatë palësh në anën tjetër të Parlamenti­t. Ne kemi arritur të japim jetë një procesi. Është figurë e identifiku­eshme me njeriun besnik ndaj vendit dhe detyrës. Dhe shembullin e një burri të qetë normal dhe të arsyeshëm”, deklaroi z. Rama.

 ?? ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania