Panorama (Albania)

Zgjedhja e Presidenti­t të ri “çan” aleancën Berisha-meta

Frikë nga rrjedhja e votave? Berisha nuk merr pjesë në votim Ish-kryeminist­ri: Nuk e imagjinoni­m që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetues­e, Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit

- MARIGLEN KUME E BEG A JT

Procedurat e zgjedhjes së Presidenti­t të ri duket se “çan” aleancën mes ishkryemin­istrit Sali Berisha dhe Presidenti­t në detyrë, Ilir Meta.

Lideri historik i Pd-së doli kundër vendimit të Presidenti­t Meta, i cili firmosi dekretin e dorëheqjes së Bajram Begajt nga gradat ushtarake për t’i hapur rrugë zgjedhjes së tij kryetar shteti. Në një prononcim për mediat, ish-kryeminist­ri e cilësoi shkelje Kushtetute aktin e Presidenti­t Meta për firmosjen e dekretit nga konsullata shqiptare në Stamboll. Sipas Berishës, kreu i shtetit e humb të drejtën e dekretit kur ndodhet jashtë vendit. “Presidenti humbet fuqinë e dekreteve jashtë territorit të vendit të tij. Jashtë territorit nuk ka dekret. Kur je jashtë vendit, kryetar shteti është kryetari i Parlamenti­t. Ky është rregulli i Evropës. Nuk e imagjinoni­m që mund të kishte një shkelje të tillë kushtetues­e. Jemi në kushtet e shkeljes flagrante të Kushtetutë­s. Ndaj kërkova ta bëj këtë deklaratë në Kuvend, por zonja Linda, që e ka si me çelës Parlamenti­n, nuk ma dha fjalën. Nuk ka sallë asambleje në botë, përfshirë ajo e OKB-SË, që kur kërkon fjalën për çështje procedure, nuk të jepet fjala, kjo ndodh vetëm në Parlamenti­n shqiptar, që znj. Lindita e përdor si dyqanin e vet”, tha Berisha.

AKUZAT PËR PRESIDENTI­N E RI

Veç procedurav­e, ishkryemin­istri Sali Berisha foli jashtë Parlamenti­t në lidhje me kandidatin për President, Bajram Begaj. Berisha u shpreh se Bajram Begaj e ka firmën në dokumentet e plaçkitjes së bazës në gjirin e Palit dhe në Sarandë. “Në Parlamenti­n e Shqipërisë po kryhet një dhunim i shëmtuar i Kushtetutë­s së vendit, një akt antikushte­tues. Votohet në shkelje flagrante të Kushtetutë­s për President Republike njeriu që kalon nga karrigia e Shefit të Shtabit në karrigen e kreut të shtetit, duke shkelur në mënyrën më të hapur nenin 167 të Kushtetutë­s, nen sipas të cilit ushtaraku aktiv nuk mund të emërohet dhe as nuk mund të zgjidhet në organe apo pushtete të tjera, përveç detyrave të ushtrisë. Kandidati që votohet sot nis udhën e tij duke shkelmuar me të dyja këmbët Kushtetutë­n, pasi ai kandidon për President si Shef i Shtabit të Përgjithsh­ëm të Ushtrisë shqiptare. Pretendimi se ai dha dorëheqjen ka zero vlerë për arsye se për ushtarakun, jo tërheqja, por miratimi dhe lirimi i tij nga detyra nga Komandanti i Përgjithsh­ëm është rruga që e çliron atë nga obligimet ushtarake. Pra, akti i dorëheqjes së tij është tërësisht i pavlerë. Kjo procedurë është një procedurë shumë e rrezikshme për vendin, sepse kjo i hap shteg që çdo shef shtabi të aspirojë të kapë kreun e shtetit duke shfrytëzua­r këtë precedent, i cili në rastin konkret flitet se Edi Rama është korruptuar me pronat e bazave të ushtrisë, në rastet e tjera një shef tjetër shtabi mund të korruptojë, mund të marrë peng kryeminist­rin e një vendi edhe në dhunën e ushtrisë dhe forcës së saj, me këtë precedent, kreun e shtetit. Në një rast që s’ka ndodhur kurrë në historinë e botës së vendeve të lira, ndodh për herë të parë në narkoshtet­in shqiptar. Dhe unë e denoncoj këtë me forcën më të madhe”, tha Berisha.

 ?? ??
 ?? ?? DEPUTETET DUKE URUAR PRESIDENTI­N E RI PAS VOTIMT
DEPUTETET DUKE URUAR PRESIDENTI­N E RI PAS VOTIMT

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania