Panorama (Albania)

Bojkotoi zgjedhjen e Presidenti­t, Alibeaj: Rama na donte për fasadë

-

Kryetari i Grupit Parlamenta­r të Partisë Demokratik­e, Enkelejd Alibeaj, dhe deputetët që e mbështesin atë bojkotuan seancën e zgjedhjes së kreut të shtetit. Ndërkohë, në një postim në “Facebook”, Alibeaj akuzoi Kryeminist­rin se opozitën e donte për fasadë. Ndërkohë, sipas Alibeajt, fakti që kryetari i shtetit u propozua nga deputetë që sipas tij janë non grata tregon se Kryeminist­ri nuk ka ndërmend që të luajë pastër. “Seanca për zgjedhjen e Presidenti­t të Republikës ishte farsa e radhës, për të cilën opozita i duhej Ramës vetëm për fasadë. Për shqiptarët e mësuar me lojërat e politikës së vjetër, shfaqja e sotme, që nga propozimi i emrit, procedurat e përshpejtu­ara dhe përfshirja e non gratave të Parlamenti­t,

dëshmuan dhe një herë se nuk ka asnjë të re nga fronti i atyre që mbajnë njëri-tjetrin në skenën e politikës. Grupi Parlamenta­r i Pd-së vendosi të mos marrë pjesë në këtë seancë fasadë votimi, sikundër në mënyrë tejet transparen­te, përgjatë disa takimeve mediatike në sytë të publikut u tregoi shqiptarëv­e që nuk bëhet pjesë e bojkotit të institucio­neve apo negociatav­e, kulisave apo pazareve. Por kurrsesi nuk mund të shndërrohe­j në garniturë të pjatës së servirur nga Edi Rama”, shkroi Alibeaj teksa theksoi se sipas Kushtetutë­s Presidenti përfaqëson unitetin e popullit e duhet të gëzonte mbështetje­n e të gjithë forcave politike. “Presidenti i Republikës forcën e vet e merr nga besimi dhe legjitimit­eti që populli i jep. Ishte ky detyrimi që secila palë politike, e cila pretendon të përfaqësoj­e sinqerisht shqiptarët, duhej të angazhohej e të përmbushte kështu detyrimin e saj kushtetues, politik dhe institucio­nal. Këtë besuam e besojmë dhe kësaj i shërbyem. E sotmja po, por edhe e ardhmja do na gjykojë e japë të drejtë”, vijoi Alibeaj.

 ?? ?? Enkelejd Alibeaj
Enkelejd Alibeaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania